Deputeti socialist Saimir Tahiri kërkon ndryshime në Kodin Penal për të dënuar dhunën ndaj kafshëve dhe që mos dënohet njësoj ai që kapet me 1 gr hashash dhe ai që kapet me tonlata.
“Kam rikujtuar për Parlamentin propozimet që kam bërë një vit më parë disa ndryshime në kodin penal lidhur me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Unë e quaj të pashembullt, është vetëm Shqipëria vendi ku lejohet të dënohet njëlloj si ai që kapet me 1 gr hashash si ai që kapet me tonelata, si ai që kultivon 10 rrënjë hashash dhe është një qytetar i republikës në një zonë të thellë, si ai që kultivon hektarë të tëra, këta dënohen njëlloj.
Kjo deri më sot ka shërbyer për gjykatën si një mënyrë për të pasur më shumë padrejtësi dhe më shumë korrpsion duke dënuar ata që nuk kanë mundësi dhe duke lëshuar nga duart e drejtësisë ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykatën. Po kështu disa ndryshime që kanë të bëjnë me kodin rrugor, kam menduar që tia rikujtoi parlamentit sepse unë mendoj se orgenet ligjzbatuese nga njëra anë dhe drejtësia nga ana tjetër e kanë të pamundur të bëjnë drejtësinë ashtu sic duhet sepse mungon kodi penal.
Mendoj që parlamenti të dalë nga heshtja pas më shumë sesa një vit dhe të marrë në shqyrtim këtë ndryshme pa pritur shumë kohë,” tha Tahiri.
sa per ta dit kush lexon lajmin. me 1 gram droge asnje nuk denohet prej vitesh ne Shqiperi. Sa per ate qe kush shet 5 grame denohet si ai qe shet 100 kg kjo nuk eshte ne doren e gjykates por ne doren e parlamentit ku voton ky zoteria. Se ligjin e kane bere ketea me denimet qe i kane vendosur po vete.
Sa per denimet per per te bere te mundur mbrojtjen e kafsheve ka te drejte por duhet te merren masa dhe te denohen dhe ata qe mbajne pitbullat rrugeve pa gojeza dhe qe jane rrezik potencial sikur te kishin arme zjarri me vehte.
Shume mire e ka, bravo! Madje ata qe kapen me tonelata te mos denohen fare. Keshtu edhe Saimirit i behet qejfi.