Mbyllja e seancës Parlamentare, Rama: Koha kur Kuvendi ishte "mejhane" ka mbaruar, opozita është pa vizon, pa program, pa skuadër

12 Tetor 2017, 17:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i kërkoi deputetëve të opozitës që të zbatojnë rregulloren e Kuvendit, dhe mos tentojnë ta kthejnë debatin në Parlament në një “mejhane”.

Në një deklaratë për media pas mbylljes së seancës parlamentare, kryeministri Rama tha se ajo që po bën opozita është për të ardhur keq, është një çorodi totale, mungesë përgjegjësie

“Ajo që po bën opozita është për të ardhur keq, është një çorodi totale, mungesë përgjegjësie, mungesë e të parit të të vërtetave të thjeshta që vijnë nga zgjedhjet e 25 qershorit, dhe mungesë e vullnetit për të ndërtuar një alternativë si opozitë.

Por vazhdojnë me sjelljen e vjetër. Nuk kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program, asgjë për t’i ofruar këtij vendit.

Ca për fajin e vet, ca për fajin tonë, u mësuan me parlamentin “mejhane”, ku merrej fjala, e flisnin bashkërisht.

Si i bëhet që opozita ta kuptojë këtë, të mos kërkojë shkeljen e rregullores në emër të lirisë, dhe mos e shfrytëzojë këtë për të çuar përpara axhendën e vet.

E përdorin lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj, në vend që ta përdorin për axhendën e tyre.

Ju jeni dëshmitarë që është e njëjta axhendë me atë para kuvendit, me të vetmin ndryshim, se nuk janë në çadër, por jo në Kuvend.

Opozita kërkon debat dhe nuk lejon debat, kërkon diskutim, dhe bllokon foltoren. Është një pozitë pa kohë, pa vizon, pa program, pa skuadër, pa përgjegjësi.

Nuk ka dhe nuk merr dot përgjegjësi”– deklaroi Rama.

4 komente në “Mbyllja e seancës Parlamentare, Rama: Koha kur Kuvendi ishte “mejhane” ka mbaruar, opozita është pa vizon, pa program, pa skuadër”

  1. Apo jo? says:

    O Mero, puneso nje EDITOR se na masakrove gjuhen shqipe me keto tituj:
    mejhane – nuk ka pse te vihet ne thonjza, nuk nenkupton dicka tjeter
    ka mbaruan – JO — ka mbaruar
    pa vizon – JO — pa vizion

  2. sapa says:

    Per popullin do ishte mire qe te filloni te vriteni me njeri tjetrin!po aq budallenj nuk jeni ju se hajduteria ju bashkon te gjitheve per te luajtur rolin e udheheqesve qe ju qan zemra per popull!

  3. vezhguesi says:

    Berisha ka ngarkuar Flamurin “Serb” te ngreh cadren !

  4. Dn says:

    A e votuam opoziten me qeverise apo poziten? Cka na duhet a ka a jo program kur ajo nuk eshte ne qeverisje? Qeverise me e mos na lodh me tertaversa false,se edhe ty sic duket nuk je to dit se cka je e ku po shkon e ku po na çon..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje