Pas kërkesës së PD-së dhe LSI-së për të larguar kryeministrin Edi Rama dhjetë ditë nga Kuvendi, ka ardhur edhe reagimi i selisë rozë.
Partia Socialiste ka firmosur gjithashtu një kërkesë për të përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi deputetin democrat Flamur Noka i cili shpërtheu me një fjalor banal në sallën e Kuvendit.
Sjellja e këtij të fundit gjeti mbështetje të veçantë nga ish-kryeministri Berisha si edhe nga deputetët e tjerë të opozitës.
Deputeti Noka u përjashtua nga seanca e sotme, pasi bllokoi foltoren duke mos lejuar deputetin Shezai Rrokaj fliste.
Noka kërkoi fjalën për procedurë, për të shprehur shqetësimin se kryeministri Edi Rama fyeu deputetin Berisha.
Ndërkohë PD-LSI -PR u bënë bashkë për të kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendit.
hahaha Mul maloku