Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka konsideruar shfaqjen e opozitës sot në Kuvend si një skenar të parapergatitur.
“Ne po bëhemi dëshmitar të një skenari të parapërgatitur në çdo seancë. Sapo fillon seanca PD shpik një arsye për të bllokuar punimet e kuvendit me shpërdorim të njëjapasnjëshëm të deputetëve. Seancën e kaluar u shpërdorua Basha, sot u shpërdorua Noka. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Na vjen keq që PD është kthyer në të njëjtin skenar antiparlamentar kur të kemi parasysh dy çëshje të rëndësishme,” tha Balla.