E mbrojti publikisht, biznesmeni nxjerr blof Berishën: Nuk jam kërcënuar, dikush është tallur me të

12 Tetor 2017, 12:48Politika TEMA

Sali Berisha ka denoncuar mëngjesin e sotëm një ngjarje të raportuar nga i ashtëquajturi prej tij “qytetari dixhital”.

Referuar statusit të shpërndarë, ish-kryeministri shprehej se një grup miqsh të deputetit socialist Taulant Balla kishin rrahur dhe kërcenuar biznesmenin Gëzim Balla.

Ndërkohë ky i fundit ka reaguar i indinjuar fill pas këtij lajmi duke përgënjeshtruar ish-kryeministrin.

“Kjo është një shpifje e ulët . Nuk kam marë asnjë kërcënim dhe jam i sigurtë që dikush e ka dërguar për talljen e radhës në facebook-un e Sali Berishës”, është shprehur biznesmeni.

Denoncimi i plotë i Berishës

Ja sesi banditet e pushtetit fitojne tenderat me qyte te revoles!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

“Doktor te pershendes! Parmbreme miqte e Taulant Balles, Leonard Llapushi nga Prrenjasi i dale nga burgu para zgjedhjeve dhe Fadil Ternava nga Bulqiza edhe ky i dale nga burgu para ca vitesh i denuar per vrasje, kercenojne dhe godasin duke gjakosur me qyte pistolete biznesmenin Gezim Balla, per ti marre ketij te fundit tenderin per shfrytezimin e mineralit ne zonen e Katjelit, tashme te fituar nga ky.”

3 komente në “E mbrojti publikisht, biznesmeni nxjerr blof Berishën: Nuk jam kërcënuar, dikush është tallur me të”

  1. xyz says:

    Dakort e nxore bllof, po çfare thote Saliu? E pranon?. Nese po, dergoje ne gjyq per shpifje dhe baltosje. Ke frike, atehere vazhdo e shkruaj neper gazeta. xyz

  2. Kukumjacka says:

    me siguri do jete vellai i ilir balles administratorit te komunes rrajce ky qe paska marre tenderinGezim balla!

  3. Konti Sbalta says:

    Po Saliu e ka akoma Llallen kryeprokuror , ke te cojne ne gjyq ky biznesmeni , apo te vetburgoset !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje