PD dhe LSI bëhen bashkë, i dalin në mbrojtje Berishës: Kërkojmë përjashtimin 10 ditë të Ramës nga Kuvendi

12 Tetor 2017, 12:31Politika TEMA

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë nisur bashkëpunimin e tyre opozitar.

Pas ndërprerjes së seancës, grupi parlamentar i PD-së ndodhet ende në sallën e Kuvendit ku po mbledhin firmat për t’i kërkuar Byrosë së Parlamentit përjashtimin e kryeministrit Edi Rama me 10 ditë.

PD dhe LSI i kanë dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha i cili pretendon se është ofenduar nga Rama duke i thënë “i rrjedhur”.

Sipas tyre Rama ka përdorur fjalë ofenduese ndaj Grupit PD-së.

Ende nuk dihet se sa do të qëndrojnë deputetët demokratë në sallën e Kuvendit.

Përplasja erdhi për shkak të degradimit të deputetit demokrat Flamur Noka me fjalë banale në sallën e Kuvendit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje