"La Republika"/ Shqipëri, Kryeministri kërkon Europën: BE mund të garantojë paqe dhe mirëqenie

12 Tetor 2017, 12:38Politika TEMA

Lideri socialist Edi Rama, i rizgjedhur para pak kohësh, u takua në Romë me Paolo Gentilonin: “Me cilëndo qeveri italiane, simbioza është e thellë: Ndihmojmë njëri-tjetrin”

 ROMË – “Shqipëria, shqiptarët mbeten vendi dhe populli më europianist në Europë. Dhe jo vetëm sepse duan të bëhen tërësisht pjesë e një blloku politik dhe ekonomik që e ndjejmë si shtëpinë tonë dhe që do të ndihmojë zhvillimin tonë, stabilitetin tonë. Por sepse Ballkani mbetet një rajon ku kujtimi i luftërave është ende i gjallë. Historia mund të përsëritet dhe lindja dhe suksesi i BE-së i detyrohen këtij fakti: Ajo i garantoi popujve europianë paqe dhe mirëqenie, siç nuk kishte ndodhur kurrë në të kaluarën”. 

Edi Rama, lideri socialist shqiptar, ka pak që është rizgjedhur si kryeministër i vendit të tij. Dje, ai kreu vizitën e parë në Europë pas rizgjedhjes, në Romë, për t’u takuar me Paolo Gentilonin. “Me çdo qeveri italiane, nga Prodi tek Berlusconi dhe Matteo Tenzi, prej vitesh tashmë, simbioza me Italinë është e thellë. Kam ambicien të them se ndihmojmë njëri-tjetrin”. 

Zoti kryeministër, ju e përsërisni gjithmonë se “Shqipëria është vendi më europianist në Europë”, objektivi për të hyrë në BE mbetet themelor për ju. Por mendoni se BE-ja, e hutuar dhe e pasigurt gjatë këtyre viteve të fundit, do ta gjejë ndonjëherë forcën që të zgjerohet duke pranuar edhe Shqipërinë?

“Të gjitha sondazhet vazhdojnë të konfirmojnë se populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë. Ne shqiptarët i kemi ende të freskëta kujtimet e luftërave, luftërave të Ballkanit që kanë përfunduar para pak vitesh. E kemi ende të gjallë kujtimin e regjimit komunist. E kuptojmë deri në fund vlerën e BE-së, një aleancë e lindur për të sjellë paqe mes vendeve që kanë luftuar me shekuj mes njëri-tjetrit, një aleancë që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse sot strukturat e saj duhet të modernizohen.

Por të vësh në diskutim mënyrën sesi funksionon BE-ja, është e dobishme; të vësh në diskutim objektivat e saj strategjikë do të thotë të mos njohësh historinë, të dish se asgjë nuk është një herë e përgjithmonë. Besoj se BE-ja do të dijë të bëjë dallimin mes krizave që kanë të bëjnë me rritjen e saj dhe braktisjes së idealeve dhe parimeve të saj strategjike. Projekti i BE-së është absolutisht i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne”.

Pse Ballkani vazhdon të jetë në objektivin e Rusisë, Turqisë, fuqive autokratike që duket se luajnë këtu një pjesë të rivaliteteve të tyre gjeopolitike?

“Ka një dallim të rëndësishëm, në perceptimin tonë, mes Turqisë dhe Rusisë. Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektivën euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrategjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëniet me Europën dhe Shtetet e Bashkuara”.

Moska luajti rol në përpjekjen për të eliminuar Kryeministrin e Malit të Zi, disa muaj më parë. Mendoni se Rusia është kaq e fiksuar nga roli i saj në rajon, sa të arrijë të bëjë lëvizje të tilla?

“Nuk do e fusja sjelljen e tyre në fushën e “fiksimeve”. Është siç thashë, manovra që do të sabotonte hyrjen e Malit të Zi në NATO ishte pjesë e kësaj loje gjeostrategjike që përpiqet t’i ndryshojë rrjedhën vendeve tona. Ne nuk e duam këtë. Për Moskën ishte e rëndësishme të thyente unitetin e vendeve të Ballkanit që në bregdetin Adriatik janë tashmë të gjithë anëtarë të NATO-s”.

Nuk mendoni se SHBA-ja po heq dorë nga një rol i fortë në rajon?

“Roli i saj është thelbësor. Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi  anti-imperialist e anti-amerikan, populli shqiptar zhvilloi një aspiratë të thellë për vlerat liberale amerikane dhe europiane dhe roli i ekuilibrit të Shteteve të Bashkuara në zonën tonë është i domosdoshëm”.

Ju e keni thënë disa herë se pas luftërave ballkanike në vitet ’90-të, vendet e rajonit po shndërrohen nga “armiq në fqinj”. Ç’do të thotë kjo? Çfarë marrëdhënie keni me Serbinë?

“Katër vite më parë, unë vizitova Beogradin si kryeministri i parë shqiptar që prej 1946-ës; Presidenti Vucic ishte i pari që vizitoi Shqipërinë pas 60 vitesh. Po ngremë në këmbë një plan ambicioz për të hequr tarifat doganore, lehtësuar tregtinë dhe hap pas hapi, kjo do të na ndihmojë të tejkalojmë dallimet mes nesh, të zgjidhim çështjet tona. Kosova është një pikë e mosmarrëveshjes, por arrijmë ta menaxhojmë. Mund të bashkëpunojmë”.

Meqë u përmend Kosova: çfarë mendoni për ndarjen e Katalonjës?

“Nuk më pëlqen kur dikush nga jashtë flet për punët e një vendi tjetër. Por sigurisht preferoj proceset politike që bashkojnë, që afrojnë”.

Shumë flasin për Lazaratin, fshatin ku kultivohej marjuana: ekzistojnë akoma këto oaze të krimit në Shqipëri?

“Me ndihmën e qeverisë italiane, të Guardia di Finanza, kemi kontrolluar javë pas jave situatën në Lazarat dhe në zonat ku organizatat kriminale vepronin. Po presim raportin e fundit të Guardia di Finanza, por po ju them se këto fusha të paligjshmërisë totale janë shkatërruar”. 

http://www.repubblica.it/esteri/2017/10/12/news/intervista_edi_rama_premier_albanese_albania_e_europeista_nei_balcani_ricordo_della_guerra_ancora_vivo-178038659/

10 komente në ““La Republika”/ Shqipëri, Kryeministri kërkon Europën: BE mund të garantojë paqe dhe mirëqenie”

  1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    Corapekuq,ku do ti cosh sunit ne Evropi,ata jane ”mavro provato” ku do qe shkelin…………………kriminele,hajdute,trafikant,poutana,jihadiste etj!
    Evropi nuk u krijua per arabet por per kristianet………….

    1. tarasi says:

      Poti cje ??? Agimi i arte ?? pse shkruan ne portalet e “krimineleve , hajduteve dhe trafikanteve ” ?? shko shkruaj tek Akropoli . te shikojme sa rendesi do te japin , ropoperperithra , sa te shikojne se cmoster je , do te ndjekin si palaco. Keshtu qe mos shaj dhe mos mbill kudo qe shkruan fryme xeno fobe , nje gje eshte me se e sigurt , je njeri pa asnje lloj vlere , perndryshe nuk do te kish kuptim te shkruaje gjithmone me kaq urejtje .Ne europen tende (te kristianeve) ka dhe me kristiane se ty , ama asnje nuk shkruan dhe sillet me shqiptaret keshtu si ty , keshtu qe kompleksi jot ka nje arsye te vetme , ti nuk je i krishtere ose kristian i vertete , je nje migme e perzier araboturkoafrikan , qe perpiqesh me kaq zell te trgosh se je i krishtere i madh , nuk bind asnje . Gjermani i krishtere ose protestant p.sh., nuk ka nevoje tu tregoje te gjitheve fene dhe besimin e tij , nuk sherben per asgje , nuk eshte e zgjuar , nuk ecen perpara , nuk eshte perparimtare ti trgosh me force dikujt qe ti je i nje feje superiore , perkundrazi tregon nivelin ku leviz e jeton , e kupton besoj se ku leviz ?? nen toke si zvaraniket …………zvaranik je dhe asgje me teper ….

      1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

        Arapi mou,e kuptoj irritimin tend,eshte e rend te jesh korrak,por nuk eshte faji jone qe ju lindet te tille,fundja kjo ishte deshira e te Madhit Zot,kshq duhet ta pranoni e te mos mohoni[cilado qofte ajo] origjinen tuaj arabe.
        Ndoshta Zoti dicka dinte qe u beri te tille.
        Persa i perket gjoja ”urrejties”[sipas teje] neve nuk po na rruhet shume se cfare jeni,sa jeni e si jeni,ate qe na mbetet te bejme perhere tju perplasim me force ne fytire: JOSHQIPTARINE!
        Ade gezuar Ramazonin.

        1. Niku says:

          Ty si duket do jesh i shartuar mamin greke ta kane shkerdhyer shqiptari kurse gruas e vajzave do i kete pelqyer me shqiptaret orgji… prandaj ke kaq uretje per shqiptaret ti…

    2. Xeni says:

      Ti me siguri je grek apo kelysh greku qe ke per qellim te futesh perqarje. Pis dhe gomar

    3. qipro says:

      e mer pamuk si ma ke janullen..po i vjen dita me duket

  2. kepucari says:

    Po kujt i plasi per te hyre ne europe?
    Nepunesit e administrates pyesin njeri-tjetrin a vihet ë-ja te fjala shkolle (kur u kerkohet te perpilojne ndonje raport), ki thote “europe”.
    Suksese te metejshme!

  3. Shqip says:

    Ti komentuesi lart je jevgjit ortodoks NGA egjipti
    Ske dna e duhur ,,PO pate mundesi na lere NE
    Arianet te Jemi aty KU meritojm,,TI merr qeset dhe ktheu atje ku dna te dergon
    Te fala corbes ,Rob,ir

  4. Xeni says:

    Ti me siguri je grek apo kelysh greku qe ke per qellim te futesh perqarje. Pis dhe gomar

  5. asd says:

    Nuk jemi ne qe duhet te shkojme ne europe, por duhet te behemi te mire qe europa te vije tek ne. RAma eshte i bindur qe duke rrokur europen do te perfitoje individualisht gjithe meritat nderet dhe privilegjet e pamerituara. Ai po lufton per vete dhe jo per ne. Rritja e eficiences prodhuese te ketij vendi, duhet te jete sfida e qeverise. Nderkohe qe Rama po kerkon rrugen me te lehte drejt lavdise se tij, ate te “futjes ne europe”. Pas kesaj askush nuk do ta pyeste cfare pune beri qeveria. Sepse pergjigja do te ishte : Ju futa ne Europe… pra. Apo jo ed?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje