Ligji për mbrojtjen e kafshëve, Veliaj firmos peticionin:  Bashkë për banorët më specialë të qytetit

12 Tetor 2017, 16:44Politika TEMA

Në mbarë vendin ka nisur nënshkrimi i një peticioni që synon propozimin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna dhe braktisja.

Kësaj nisme i është bashkuar dje edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për nënshkrimin e këtij peticioni në mbrojtje të kafshëve.

“Të gjithë bashkë në mbrojtje të banorëve më specialë të qytetit! Dje nënshkrova peticionin dhe iu bashkova 10150 qytetarëve, të cilët janë angazhuar për miratimin e një ligji në mbrojtje të kafshëve. Jam i sigurt se mund të bëhemi më shumë! Ju e keni nënshkruar peticionin?!#1Ligj4Putra”, shkruan Veliaj.

Projektligji i propozuar parashikon dënim me burg për dhunuesit si dhe gjobe ndaj atyre që i braktisin kafshët.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash ndërgjegjësimi, por dhe për trajtimin e qenve endacakë, sikurse është vaksinimi dhe matrikulimi i tyre.

Prej shkurtit të vitit 2016, ka nisur funksionimi edhe i klinikës veterinare të bashkisë në zonën e Kombinatit, ku bëhet trajtimi i kafshëve nga specialistët.

3 komente në “Ligji për mbrojtjen e kafshëve, Veliaj firmos peticionin:  Bashkë për banorët më specialë të qytetit”

  1. Shvejk says:

    Mbrojini kafshet sa te doni o zoti Kryetar, por edhe jepini strehe dhe ushqim, jo ti lini rrugeve prane kazaneve apo dyqaneve te mishit.

  2. tfgs1 says:

    veshtire se kafshet[sunitet] te mbrojne kafshet…………….lloji i kafshes!

  3. Ini says:

    Po per kafshet e rrezikshme? Po per pronaret e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje