Trajneri i Partizani, Mark luliano, ka folur pas suksesit të parë të arritur në transfertë kundër Teutës me rezultatin 2-1.
Ky ishte suksesi i parë për trajnerin Italian në krye të skuadrës së kuqe, i cili pas ndeshjes deklaroi se ekipi më në fund u çlirua dhe i iku mallkimi i mos shënimit të golit.
“Më kanë pëlqyer shumë gjëra sot, karakteri, treguam karakter të fortë, pasi luanim kundër një kundërshtari të fortë siç është Teuta. Kaluam nga ferri në parajsë, iku mallkimi.
Gjithsesi bëmë gabime, si në pasime e të tjera, që nuk duheshin bërë Skuadra reagoi mirë pas pësimit, iku dhe mallkimi i mos shënimit të golit.
Ne gabuam shumë shuronim topin kundërshtarit, ishin banale disa prej tyre. E dominuam ndeshjen dhe mendoj që fituam me meritë. Skuadra duhet të fitojë për tifozët dhe presidentin”, tha luliano.
Ndërsa, trajneri i Teutës u shfaq i mërzitur pas kësaj humbjeje ku bregdetarët ishin më pranë fitores.
“Jam i hidhëruar, pasi skuadra ka bërë një lojë të mirë. Ishte një humbje që ne e kemi dhuruar, pasi e kemi humbur vet ndeshjen. Diferencat kanë qenë shumë të mëdha në të gjitha aspektet, si në raste dhe lojë. Lojtarët duhet ta menaxhojnë më mirë ndeshjen, dhe përgjegjësia është e atyre në fushë. Kjo nuk do të thotë se unë jam pa faj, pasi edhe unë kam gabimet e mia.
Rasti i dytë i golit të anuluar mendoj se nuk ishte i drejtë. Lena? Edhe Messi ka humbur dy-tre herë penallti dhe sërish i gjuan. Kam shumë besim si te Lena, ashtu edhe te skuadra. Nuk kemi frikë nga asnjë kundërshtarë. Sot ishim të pafat”, tha Magani
Ca do me thene ‘ i shurruam topin kundershtarve ‘