Vasili sulmon Ramën: Kryeministri mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës

12 Tetor 2017, 18:07Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e taksës së biznesit të vogël.

Me anë të një statusi në “Facebook” ai shkruan se kreu i qeverisë është mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

Kryeministri mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

Kryeministri në nëntor të vitit 2015, kur ja hiqte të gjitha detyrimet biznesit të vogël dhe e konsideronte ALEAT NË LUFTEN KUNDËR INFORMALITETIT, ja ç’thoshte:

“Rezultatin e parë të këtij operacioni jua dedikojmë juve.

Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit, për të pasur mundësira të mëdha, por besoj se këto para duhet të shkojnë tek ju, tek të gjithë ata që vetëpunësohen.

Me hyrjen në fuqi javët e ardhshme të këtij plani, ne i konsiderojmë bizneset e vogla aleatë në betejën kundër informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH-së nga të mëdhenjtë”

Po ky kryeministër qesharak në tetor 2017 ja vë taksat biznesit e shndërron në ARMIK PUBLIK dhe ja ç’thotë:

“Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë”.

Oligarkët me shume sinqeritet u deklaruan të kënaqur me të dytën se telekomandën e kryeministrit e kanë ata.

Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël.

3 komente në “Vasili sulmon Ramën: Kryeministri mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës”

  1. Boston says:

    LSI hiqet sikur lufton per popullin e thjeshte por aleate strategike ka PD, te djathten ekstreme. Parti e tepsise.

  2. Keti says:

    Le nam o Tit Vasili. Je bere qesharak me keto sharje dhe keto shpifje.TURP

  3. Taras Bulba says:

    Or servilini Mones nuk e shef qe Rama nuk te pjerdh fare je bere vella me Mul Noken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje