VIDEO/ E pazakontë, polici gjobit policinë për parkim të gabuar në Tiranë

12 Tetor 2017, 16:25Kronika TEMA

Në një rrugë me dy kalime ku shpesh herë trafiku krijon minuta të tëra bllokim pranë gjykatës së krimeve të rënda dhe asaj penale, këtë herë policia rrugore ka gjobitur furgonin e policisë së rendit.

REPORTTV sjell videon ekskluzive të momentit të gjobitjes së furgonit të policisë së rendit i cili ishte i lënë në sens të kundërt dhe në një rrugë ku ndalohet parkimi.

Ky mjet u gjobit për parkim të gabuar dhe qëndrim në sens të kundërt të rrugës nga polici rrugor Edmond Hoxha.

Janë këto pamjet ku gjoba vendoset mbi xhamin e furgonit të policisë, për të cilin ReportTv mësoi se kishte ardhur pranë gjykatës së krimeve për të shoqëruar një të pandehur i cili ndodhej me masë sigurie arrest në shtëpi.

Por gjobës nuk mundi ti shpëtoj, pasi polici rrugores Edmond Hoxha vendosi ta gjobisë për këtë shkelje duke i dhënë në këtë mënyrë mësimin se para ligjit të gjithë jemi të barabartë.

1 komente në “VIDEO/ E pazakontë, polici gjobit policinë për parkim të gabuar në Tiranë”

  1. Meti says:

    Hahahaha, ikni more qesharake se na mbushet mendjen. Ikni prashisni hashash dhe mos na u hiqni sikur jemi ne Norvegji, se e dime ne ç’vend muti jetojm. Pale paska qelluar edhe nje palo TV aty afer!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje