Blendi Fevziu rrëfehet për Çlirim Pekën: Dy shërbime të huaja më kërkuan ndihmë...

11 Tetor 2017, 21:20Kronika TEMA

Blendi Fevziu ka deklaruar sot në një intervistë për Çlirim Pekën, se situata me krimin në Shqipëri është serioze në maksimum dhe po shqetëson seriozisht partnerët e vendit tonë.

Fevziu ka zbuluar se të paktën dy shërbime partnere të Shqipërisë i kanë kërkuar atij si drejtues i emisionit “Opinion”, apo medias ku ai punon, që të publikojë të dhënat se paratë e krimit në Hollandë po investohen në Shqipëri dhe se krimi shqiptar në Hollandë ka mbështetje nga njerëz me pushtet në Tiranë.

Po kështu, ai ka deklaruar se shërbimet italiane kanë komunikuar me median në fjalë para një viti për të zbuluar se nga paratë e kanabisit në Shqipëri mbeten 200 milionë euro.

“Ka zhvillime të tjera në Uashington besoj që nga informacionet që unë kam që mbeten të pa informuara ende mund të ketë një lëvizje nga burime konfidenciale që Xhonatan Mor do shkoj në vend ti Hojti Hi, Xhonatan Mur është një njeri që ka pasur probleme të vazhdueshme me Ramën në atë kohë, por edhe gjërat ndryshojnë kur ti je kryeministër i Shqipërisë, natyrisht do ketë një shikim pak më agresiv nga Departamenti i Shtetit dhe e dyta Departamenti i Shtetit do fokusohet tek çështja e krimit dhe e trafikut të drogës sepse krimi shqiptar dhe këtu tani janë informacione shumë të rezervuara, ne jemi kontaktuar nga diplomat dhe njerëz të shërbimeve të disa vendeve partnere të paktën dy prej tyre dhe tre në nivel diplomatik të cilët na kanë kërkuar të themi publikisht pa cituar emrat, por të citojmë burimet zyrtare që paratë e krimit në Holandë dhe Belgjik po investohen në Shqipëri, që njerëzit që janë problematik me krimin në Holandë dhe Belgjik janë njerëz me mbështetje të fortë në Shqipëri, unë nuk di të them, kush, tek, perderisa shërbimet e këtyre vendeve detyrohen ta bëjnë publike përmes medias diçka të tillë, rreth një vit më parë ne kemi pasur deklaratën e shërbimeve sekrete italiane që na kanë deklaruar për ta publikuar që rreth 200 milion euro neto nga tregtia e kanabisit mbeten në Shqipëri.

Dhe 200 milion është investitori më i madh në vend nuk ka asnjë që të investoj 200 milion euro në vit në Shqipëri s’ka asnjë investitor në këtë aspekt shërbimet amerikane duhet të jenë më të avancuara nga të gjitha në këtë drejtim dhe shumë prej tyre janë të shqetësuar për dy arsye:

E para sepse paratë e krimit të organizuar, infrastruktura e krimit të organizuar që ka nisur për drogat e buta siç është kanabisi etj, mund të përdoret për droga të forta, pra dikush që transporton një ton kanabis nuk e ka problem të fusë 2 kg kokainë mjafton që ai të di rrugën e komunikimit.

E dyta është një shqetësim ende i pa përligjur, por gjithmonë parandalues që krimi mund të vihet në funksion të organizatave terroriste, mendohet që organizatat kanë parat dhe mjetet financiare dhe fanatizmin e tyre ndërsa krimi i organizuar mund të shërbej si infrastrukturë pa pyetur se pse ndodh kjo, ky është një shqetësim që është evidentuar një vit e gjysmë më parë dhe që të gjitha“, tha Fevziu.

15 komente në “Blendi Fevziu rrëfehet për Çlirim Pekën: Dy shërbime të huaja më kërkuan ndihmë…”

  1. Doni says:

    Sherbimet e huaja i qajne hallin Blendi Fevziut……….hahahahaha ?

  2. Tarrasi says:

    Keto jane peralla te tipit : futja pordhës gri sallate , sa te kaloje edhe kjo nate…

  3. Bert says:

    Keto tipa si Fevziu ka kohe qe jane bere te neveritshem.

  4. Emigranti says:

    Skandal! Ky eshte nje turp antikombtar. Pra sherbimet e inteligjence se huaj perdorin mediat antikombtare shqiptare si pedale per te bere propagande kundra Shqiperise? Si jane matur keto para qe paskan ardhur ne Shqiperi? Kush i ka matur? Eshte turp qe nje gazetar pranon qe eshte bere leve e sherbimeve sekrete te huaja. Skandal!

    Te te kerkoj Italia nje vend burim i MAFIAS te flasesh per 200 milion euro( qe jane asnje gje para bilion euro qe xhiron mafia italiane) qe paskan ardhur ne Shqiperi, eshte super skandal. Ne Spanje xhirojne 6 bilion euro nga aktivitet te paligjshme dhe drogra por s’e bene njeri publike. Ku jane keto leke qe na u sillkan ne Shqiperi, se do ishim bere lule…
    Shqiperia duhet te shoh interesin e vet dhe mos te merret neper kembe. Hollanda dhe Belgjika sheh interesin e vet se si rruhet per Shqiperine. Hollandezet kane vjedhur trecekun e diamanteve ne Afrike kane bere genocid e prape flasin per te drejta te njeriu.Hipokrizi.

  5. Shvejk says:

    Ky na nxorri mallin e Pal Vates.

  6. Artan says:

    Por mire more Fevzi, ose me mire derr, keto 200 milionet do kene dashur ca kohe qe te behen, te grumbullohen, te pastrohen, e pastaj te investohen. Si ta merr mendja ty, kush ka qene ajo koka e qelbur qe i ka lene keto milionat e droges te grumbullohen dhe pastrohen pa ndonje problem.

    Ku ishe ti kur droga mblidhej haptas ne Llazarat, se aty jane zhvilluar grupet dhe lidhjet politike. Tani qe po pastohen ato vendet ku i bejne leket keta grupimet e po na dalin lidhjet, ti po lodhesh te na tresogsh se i pastrojne leket! Ti pastojne kollaj se i kane leket neper banka dhe duhet gjygjesori ti gjeje e ti demaskoje keta, kushdo te jene. Prape gjygjesorin ta ka kapur nga koka ai qe te pelqen ty dhe i ke sherbyer deri ne verberi ti dhe kanali yt. Per shkak te lidhjeve te tua politike i bie qe pastrimin e kety lekeve e ke bere dhe ti.

  7. shushica says:

    Cfare injorance ,Hollanda ka 50 vite e mbushur me droge legale,Italia qarkullon miliarda dollare droge ,SHBA eshte konsumatorja me e madhe e te gjithe drogave ,…Shqiperia eshte thjesht nje pike e vogel ne raport me qarkullimin miliardar te drogave.Ne te gjithe vendet ,perfshi edhe ato me te zhvilluarat parate e drogave investohen ,nuk futen nen dyshek…Ky eshte globalizmi ,perfshin edhe drogen..Natyrisht keto nuk justifikojne fenomenin ,lufta ndaj kultivimit dhe tregetise se droges duhet te jete e pameshireshme…

  8. Liri says:

    Talle menderene me ne o Bledi talle.

  9. aleko says:

    e cjane 200Miljone ..Aq posedon vetem ti o i pa cip..

  10. shvejku says:

    Kujton ku koke cari se sherbimet sekrete ne bote jane kaq idiote sa te kerkojne ndihmen e ketij mushkes pa koke!
    Pra del si Belul gjeraqina,ky rrote cari!

  11. Fev- ziu says:

    Sa poshte paska rene CIA, FBI, DASH

  12. Kujt ti besosh Talibanit Cim Peka te te marri ne interviste,skandalitet me te madh ska.
    Shiko siglen e emisionit,e kopjuar shqeto nga emisioni i Larry King Live,transmetuar nga CCN disa vite me pare.
    Kjo eshte Shqiperia dhe gazetarucet qe kopjojne cdo gje diten me diell.

  13. Qerosi says:

    E dine qe eshte spiun i çdo sistemi dhe pinjoll familjesh qe gjithe kohrave kane qene spiune prandaj dhe i drejtohen.

  14. Veterineri says:

    Shërbime të huaja kërkojnë ndihmë Fantomasit hahahahaa

  15. LORA says:

    Oh cu kenaqa,,,,me fevzo-kelliren dhe kararin e tij ,”doni me per belulin? ”
    Bukur,kane ndare hallet me qim peken,,,,,,spiune te vetofruar ,edhe kur nuk ua pjerdh kush.Vecse kane evoluar pak nga rituali ,”ai me tha mue,une I thashe atij”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje