Pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të gazit me mbi 50% në janar të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim të thelluar, që e ka mbyllur së fundmi pasi gjeti se ndërmarrjet importuese dhe treguese kishin vepruar në përputhje me ligjin dhe nuk ka pasur shkelje të konkurrencës.
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se në mbledhjen e datës 5 tetor 2017, me vendimin nr. 476, datë 05.10.2017 vendosi që të mbyllë procedurën e hetimit të thelluar në këtë treg për produktin gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes. Autoriteti dha rekomandimet e mëposhtme:
Autoriteti i Konkurrencës vendosi që të monitorojë tregun e ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës për konsum familjar dhe biznes për një periudhë 1 (një) vjeçare, duke filluar nga data 16 Tetor 2017.
Hetimi
Komisioni i Konkurrencës, kishte hapur në mars të këtij viti hetimin e thelluar në të gjitha segmentet e tregut të ngarkim shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës për konsum familjar dhe biznes”, për ndërmarrjet “ROMANO PORT” SHA, “TB GAS” AG, “INTER-GAZ” SHA, “A&V-GAS” SHA, ” .V DISTRIBUTION” SHA; ” PETROLJFERA ITALO ALBANESE” SHA (PIA), “FAM GAS” L.L.C, “KEVIN GAZ” SHA dhe “EMANUJEL GAS” SHPK.
Konkurrenca gjeti nga hetimi se importi dhe tregtimi i GLN-së në territorin e Republikës së Shqipërisë funksionon si një treg i liberalizuar për sa i përket aktivitetit të importit, por kjo veprimtari realizohet vetëm nëpërmjet dy porteve të naftës në zonën gjeografike të ish Uzinës së Sodës PVC në Gjirin e Vlorës dhe në zonën gjeografike të Porto Romanos, Durrës, porte të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të koncesionit.