Haki Çako mbledh urgjentisht drejtuesit e policisë, pas atentatit në Lushnje

11 Tetor 2017, 19:47Kronika TEMA

Pas atentatit me dy të vrarë në qendër të Lushnjës, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë.

Mësohet  se Çako ka mbledhur strukturat lidhur me ngjarjen në fjalë.

Në vendin e krimit aktualisht ndodhen forcat RENA.

Nga atentati humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, automatik, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje