Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqeruar nga deputeti i zonës Nuri Belba ishin sot në njësinë administrative Qukës të Prrenjasit, ku panë nga afër gjendjen e shkollës së mesme “Dilaver Nezha”, e cila ka pësuar dëmtime të rënda.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook Balla thekson se do t’i kërkojë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla të marë menjëherë masat për rikonstuksionin e kësaj shkolle.
“Bashkë me deputetin e zonës Nuri Belba ishim në Qukës, për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar nga dëmtimi i Shkollēs së Mesme “Dilaver Nezha”.
Ditën e Henë do t’i kërkojmë Ministres së Arsimit Lindita Nikolla marrjen e masave të menjehërshme për rikonstruksionin e kësaj shkolle”, – shkruan Balla.