Ligji për minoritetet, kryeministri bullgar vlerësim të veçantë për Shqipërinë

14 Tetor 2017, 14:52Politika TEMA

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, në një postim në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar si një arritje historike për Bullgarinë faktin që Shqipëria njohu minoritetin bullgar në vend.

“Pas 104 vitesh Shqipëria e njohu bashkësinë etnike bullgare”, shkruan kryeministri Borisov, sipas të cilit kjo njohje është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme që diplomacia bullgare ka bërë në mbrojtje të të drejtave të bullgarëve jashtë kufijve të vendit.

Gjithahstu, kryeministri bullgar në psotimin e tij i dedikon një falenderim mikut të tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili sipas Borisov mbajti premtimin që të mos shkeleshin interesat e komunitetit bullgar në Shqipëri.

Njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri u bë pas një kërkese zyrtare të qeverisë bullgare, e cila nuk ishte dakord me variantin fillestar të ligjit për minoritetet.

Ndërkohë, kundërshti të forta për njohjen e minoritet bullgar ka patur nga minoriteti maqedonas në Shqipëri, i cili pretendon se njohja e atij bullgar cënon të drejtat e pakicës maqedonase.

Ligji për njohjen dhe mbrojtjen e minoriteteve në vendin tonë kaloi mbrëmjen e së premtes në Parlament, me 102 vota pro.

5 komente në “Ligji për minoritetet, kryeministri bullgar vlerësim të veçantë për Shqipërinë”

  1. mistreci says:

    Siç e kane nisur politikanet tane, qe per hir te disa aleancave jashte vendit, nuk po lene “minoritet” pa sajuar, me duket se do te vije nje dite qe do te duhet nje ligj i veçante per te mbrojtur te drejtat tona, pra, te “minoritetit shqiptar ne Shqiperi.”

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    E po ia dhame bythen edhe nje tjetri.

  3. Epo kjo pune! says:

    tani i bie qe kufiri te jete Bullgarine, Maqedonia do jete thjesht ne letra dhe me Bullgarine takohemi pertej Shkupit. Po vjen haku tek i zoti. Pa per minoritete qe nuk na kercenojne integritetin por e zgjerojne harten tone, bujrum.

  4. Shqiptari puro says:

    Pazare politike! Minoritetet i cakton historia dhe jo politika. Falenderon Edi Ramen, sikur ai i cakton etnicitetet e te tjereve duke i bere lemsh gjerat. Une, p.sh, prinderit i kam nga Dibra jugore dhe sipas historise jemi shqiptare, por sipas ligjit te ri kane pretendime maqedonasit dhe bullgaret. Te dyja palet do te kerkojne te hapen shkolla ne ate zone qe shkolla e pare eshte hapur shqip ne vitin 1914, pra atehere kur nuk kishte shtet dhe paguanin banoret e fshatit. Edi thote te futemi ne BE me cfaredo kushti, edhe sikur te nderojme rrenjet dhe te humbasim identitetin. Te vafte mbare Edi, por me duket se “duke dashur te vesh vetulla do te nxeresh syte “.

  5. Pellazgos says:

    Per comentin mistreci.
    Minoritet shqipetare ne Shqiperi apo minoritet shqipetare ne Pashallekun e Turqise te quajture Albania?
    Kombi ka tre vlera historike qe perbejne identitetin e popullit qe pretendon te jete Atdheu i Tij.
    Gjuha dhe Toponimet dhe Arkeollogjia ketij vendi qe quhet Alvania eshte Helenike ne te gjithe silerfaqen e Ballkanit.
    E dyta,Emrat e popullsise qe pretendon se i perket ati Kombi.Nuk mund te pretendosh qe je “shqipetare” p.sh ne Kosove dhe identiteti i tyre eshte turk ne masen 96%.
    Emrat jane te Shenjt dhe si te tille tregojne respekt.detyrim,lavdi,perpjekje,nder,dinjitet,atehere ku jane keto Vlera qe tregojne “Kombin Shqipetare”
    Gjuha glua glosa “shqipe” eshte shumica Latine,anglisht,Greqisht,Turqisht e ndertuar ne shekullin e 18te me Alfabet Greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje