Në kuadër të procesit të nisur të konsultimeve dhe dëgjesave publike me qytetarët dhe sipërmarrjen në vend, Zv/Kryeministrja Senida Mesi dhe Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato vizituan një biznes nga industria e përpunimit të peshkut në Qarkun e Vlorës.
Gjatë vizitës në punishten dhe magazinat e ndërmarrjes, Zv/Kryeministrja Mesi dhe Ministrja Qato u takuan me administratorët dhe punonjësit e këtij biznesi, me të cilët u diskutuan problematikat kryesore që prekin këtë industri, si dhe mundësitë e ndryshme për zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Gjatë vizitës, Znj. Mesi u ndal tek rëndësia e proceseve te ristrukturimit dhe deregullimit, si pjesë e zotimit të Qeverisë Shqiptare për të lehtësuar barrën burokratike jo vetëm mbi shpatullat e qytetarëve, por edhe të sipërmarrjes. Njekohësisht, ajo nënvizoi gatishmërinë e Qeverisë Shqiptare për të patur gjithmonë një bashkëpunim të hapur dhe energji pozitive me sipërmarrjen me çdo biznes në vend.
Ndërsa Ministrja Qato, u fokusua kryesisht tek rëndësia e eksportit për rritjen e konkurrueshmërisë, “Standardizimi i produkteve dhe kontrolli i qeverisë sa më konform normave të Bashkimit Europian është një nga hapat kyç në të cilët do të fokusohemi gjatë këtij mandati me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas në rajon’, theksoi ajo.
Qeveria Shqiptare, koalicionin me qytetarët e zakonshëm dhe sipërmarrjen në vend, e shikon si një domosdoshmëri dhe nevojë të patjetërsueshme për përmirësimin e mirëqënies, rritjes së standardeve dhe klimës së biznesit në vend.
Bravo per mbeshtetjen dhe suportin maksimal ndaj sipermmarjeve si njesi te rendesishem te ekonomise, besoj se do beni me te miren duke i ndihmuar ne lehtesimin e metejshem te punes dhe gjetjen e zgjidhjes per problematikat qe ato hasin, suksese.