«Një kryevepër e vogël»: Marcel Proust lavdëron vetveten

14 Tetor 2017, 14:19Kulturë TEMA

Marcel Prousti nuk do të bëhej shkrimtar aq i famshëm po të mos bënte diçka të pazakonshme: i dëshpëruar që kritika letrare nuk ia çmonte veprën, pagoi për recensione pozitive dhe shkroi vetë për veprën e tij.

Për Friedrich Schillerin dihet se ka shkruar një recension pozitiv për veprën «Cubat» të Friedrich Schillerit. Meqë s’po e lavdëronin të tjerët sa duhet, shkrimtari gjerman vendosi të lavdërojë veten. Jo pa të drejtë. «Cubat» është një vepër e rëndësishme e tij. Schiller e botoi recensionin anonim, me gjasë i vinte turp ta publikonte me emrin e tij.

Marcel Prousti nuk kishte skrupuj të tillë. Për vëllimin e parë të ciklit të romaneve «Në kërkim të kohës së humbur» shkrimtari francez nuk gjeti botues – dhe ia pagoi një shumë të mirë botuesit Bernard Grasset, i cili e shtypi librin. Kritika reagoi me nervozë. Një kritik i njohur letrar i Parisit shkroi se romani i Proustit është i pamasë dhe kaotik, andaj do të kishte mjaftuar një libër i vogël, jo kaq voluminoz.

Marcel Proust gjeti një metodë për t’iu kundërvënë recensioneve negative. Angazhoi një mik, i cili shkroi një recension pozitiv dhe pagoi 660 franga franceze (2000 euro sipas vlerës së sotme) që teksti të dalë në «Journal des débats». 300 franga (1000 euro) pagoi për botimin e një recensioni në faqen e parë të gazetës «Figaro». Autori? Marcel Proust. Këtë e dëshmojnë disa letra që Proust ia ka dërguar një punëtori të botuesit Grasset dhe të cilat u zbuluan së fundi. Romani i tij, shkruante Proust, «është një kryevepër e vogël», e cila si një puhi do t’i shtyjë tutje erërat e përgjumshme të romaneve konkurrente. (dp)

2 komente në “«Një kryevepër e vogël»: Marcel Proust lavdëron vetveten”

  1. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE . SEPSE VEPRAT E VOGLA QE KANE VLERE, I MADHI NUK E VLERESON KA MENDIM TJETER ,DHE KESHTU NJERIU ME HORIZONT QE I KA DHENE PERENDIA APO ZOTI AI E VLERESON VETEN E TIJ ME PAK FJALE BINDESE PO JO BINDESE KESHTU MUNDOHET TE RESPEKTOJE MENDIMET E TIJA TE PELQYSHME APO TE PA PELQYER .CDO VEPER DEL NGA TRASHIGIMTARI

  2. keni harrue me cek ene diska or tej.
    Prust shkrujti jo pak edhe per seksin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje