Pas arrestimit të 50-vjeçarit Riza Shehi nga policia e Durrësit, të tjera detaje kanë shoqëruar ngjarjen.
Mësohet se Shehi është militant i Partisë Demokratike dhe gjatë zgjedhjeve të fundit ka bërë fushatë në disa fshatra të qytetit bregdetar.
Referuar të dhënave nga KQZ, 50 vjeçari ishte zgjedhur nga PD që të shërbente si komisioner në Xhafzotaj të Durrësit.
Shehi ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni.
Ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Genovës në Itali.
50-vjeçari Shehi do të dalë përpara Gjykatës së Durrësit për vlerësim të arrestit dhe më pas pritet të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me akuzat ndaj tij.
Mua me duket normale kjo !!!!
Kemi Lulzim Bashen me 5 akuza te renda dhe eshte kryetar PD!!!!!
Prite tani deklaraten e Kryemadhit ne mveshtetje te partise si-moter.
“I genjyer nga propaganda kriminale e Partise Socialiste dhe bandave te saj, demokrati i pafajshem Riza Shehi, kukesian I ndershem, i shperngulur ne Xhafzotaj, ra viktime e krimit te organizuar.
I bejme thirrje kolegut tone te nderuar Flamur Noka qe ta marre urgjentisht ne mbrojtje dhe te mos bjere pre e makinacioneve italo-socialiste kunder demokracise se brishte shqipetare.”
Nuk eshte per te qeshur. Budallalleku I disave nuk ka fund.
Po eshte e vertete.Lulzim Basha eshte me akuza me te renda,dhe duhet te futet ne burg.Kriminelet jane brenda ne pd-ke.Basha akuzon Ps-te per te mbuluar krimet e tija.