Indeksi i ‘The Economist’ i vitit 2017 për qytetet e sigurta, sponsorizuar nga NEC, ka vlerësuar 60 qytete duke u bazuar në faktorë si siguria personale, siguria dixhitale, siguria shëndetësore dhe siguria infrastrukturore.
Siguria personale ka të bëjë me terrorizmin, krimet urbane dhe format tjera të dhunës. S
iguria dixhitale mat kërcënimet si sulmet kibernetike.
Siguria shëndetësore e konsideron qasjen në kujdes shëndetësor, spitalet dhe shërbimet emergjente.
Siguria infrastrukturore merret me sigurinë e ndërtesave në qytete, sigurinë e rrugëve dhe urave.
Më poshtë keni listën me pesë qytetet të cilat kanë rezultuar të jenë më të sigurtat në botë:
5. Melburn, Australi
Pikët e përgjithshme: 87.3
Renditja e sigurisë digjitale: 8
Renditja e sigurisë shëndetësore: 9
Renditja e sigurisë infrastrukturore: 7
4. Toronto, Kanada
Pikët e përgjithshme: 87.36
Renditja e sigurisë personale: 5
Renditja e sigurisë digjitale: 6
Renditja e sigurisë shëndetësore: 11
Renditja e sigurisë infrastrukturore: 14
3. Osaka, Japoni
Pikët e përgjithshme: 88.87
Renditja e sigurisë personale: 3
Renditja e sigurisë digjitale: 14
Renditja e sigurisë shëndetësore: 1
Renditja e sigurisë infrastrukturore: 11
2. Singapori
Pikët e përgjithshme: 89.64
Renditja e sigurisë personale: 1
Renditja e sigurisë digjitale: 2
Renditja e sigurisë shëndetësore: 13
Renditja e sigurisë infrastrukturore: 1
1. Tokio, Japoni
Pikët e përgjithshme: 89.8
Renditja e sigurisë personale: 4
Renditja e sigurisë digjitale: 1
Renditja e sigurisë shëndetësore: 2
Renditja e sigurisë infrastrukturore: 12.