Aktorja britanike, Sophie Turner i ka dhënë fund beqarisë duke pranuar propozimin për martesë të këngëtarit të njohur, Joe Jonas.
Ata shijojnë lidhjen e dashurisë që në 2016, të cilën e bënë publike me një postim në Instagram. Turner luan rolin e Sansa Stark në serialin e njohur Game of Thrones dhe do bëhet nusja më e komentuar në Hollyëood për pak kohë.
Joe Jonas publikoi një fotografi në rrjetin sociale duke i thënë të gjithëve se ajo pranoi propozimin. Pas kësaj mori shumë urime, ndër to edhe vëllai i tij që shkruante: “Urime për vëllain dhe ‘motrën’ time. Ju dua të dyve.”
Këngëtari nuk na ka treguar se kur mund të bëhet dasma e madhe, por të gjithë presin me padurim.
aaapapapa ! Duhet qire fort !