Ish-ministrja: Janë bllokuar 60 milionë euro, gjyqtarë e prokurorë kanë bërë transaksione të dyshimta përmes familjarëve dhe pastrim parash

16 Tetor 2017, 17:06Politika TEMA

Në 4 vitet e fundit janë zbuluar rreth 60 milione euro transaksione që dyshohet se vijnë nga aktivitetet kriminale, financimi i terrorizmit apo korrupsioni.

Deklaratën e bën kryetarja e komisionit të sigurisë Ermonela Felaj e cila shton se mes këtyre transaksioneve janë identifikuar edhe veprime të kryera nga disa gjyqtarë.

“Drejtoria e pastrimit të parave ka bllokuar 60 milionë euro transaksione të cilat dyshohen se vijnë nga aktiviteti kriminal. Është një numër i lartë i verifikuar gjyqtarësh, prokurorësh dhe transaksionet e bëra nga ata dhe familjarët e tyre”.

Sipas Felajt, rastet e dyshimta janë referuar në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda që janë duke kryer hetimet përkatëse.

“Disa raste janë referuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Polici”.

Një grup agjentësh dhe specialistësh të hetimit të Pastrimit të Parave, pjesë e FBI-së pritet të mbërrijnë në Shqipëri nga SHBA-ja, për të ndihmuar në hetimet e mësipërme.

Sipas Felajt, pritet që Drejtoria e Hetimit dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave, pritet të ketë rol kyç në procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë.

8 komente në “Ish-ministrja: Janë bllokuar 60 milionë euro, gjyqtarë e prokurorë kanë bërë transaksione të dyshimta përmes familjarëve dhe pastrim parash”

  1. genci says:

    ngrehuni dhe bjeruni , korrini dhe shtypini ,katundare dhe punetore qe nga shkodra gjer ne vlore.-keto vargje jane sot me aktuale se kurre.duhen marre leket e ketyre cakenjve dhe t’i jepen popoullit , duhetbere ajo qe beri enver hoxha ne 45-46-en

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      Po more xhan por Enver Hoxha ishte burre dhe mendonte per popullin ndersa keta qe drejtojne sot jane hajdute dhe mendojne vetem per xhepin e tyre

  2. nari says:

    O gazetar Coglione. po a dini te shkruani shqip apo si gjithmone keni konfuzion ne tru!

    1. u bo nomi says:

      quokka bo nomi, po milionat e Rames e Likes kur do na i zbulojne ,shqypet?

  3. Lili says:

    60 million qe u takojne shqiptareve,qe u vodhen ne kurriz te shqiptareve….
    Imagjinoni sa bursa per studentete tone ishin dhane, sa spitale do ishin ne regull!
    Asnje meshire nuk duhet te kemi per ta. Edhe Jo vetem konfiskim te kesaj pasurie per edhe burg se perndryshe do vazhdojne me vjedh.

  4. Kaskanini says:

    Uaa uaa sa shume 60 milion!!! Ne fakt jane 60 miliarde euro transaksione gjyqtaresh prokuroresh dhe politikanesh. Po gjendeni si Kola ne pun

  5. alo says:

    lini ndonje adrese se u ndimojme dhe ne njerzit e thjesht se i dime ku i kane cuar leket ne angli qipro dhe shume vende te tjera.

  6. Genci Vlore says:

    60 miljon? per sa gjyqtar behet fjale? nese thoni per 10% duhet te shtoni edhe 00 . per me shume e beni vet llogarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje