Jennifer Lawrence ka folur mbi eksperiencën e saj “poshtëruese” në fillim të karrierës së saj.
Ajo ka folur për këtë eksperiencës si femër në industrinë e filmit në eventin e “Elle’s Women” në Hollivud.
Aktorja e “The Mother!” e cila ishte një nga tetë të nderuarit e eventit, shpjegoi se iu kërkua nga producentët të dobësohej në mënyrë drastike për një nga rolet e saj të parë.
“Kur isha shumë e re dhe në fillime, mu tha nga producentët e filmit që të humbja 7 kg për dy javë”, tha aktorja para se të rrëfente se u pushua nga roli vetëm se nuk humbi peshë aq shpejt.