Ventura: Respekt për Suedinë, por Italia s’mund të mungojë në Rusi

17 Tetor 2017, 16:35Sport TEMA

Gian Piero Ventura është i bindur se Italia e tij do të jetë në Botërorin e Rusisë, edhe pse shorti i play off-it i rezervoi kundërshtarin më të fortë të mundshëm. 69-vjecari theksoi edhe një herë se nuk e con kurrë nëpër mend që Italia të mos kualifikohet në finalet e një ngjarjeje kaq të rëndësishme të futbollit.

“Suedia është një kundërshtare e fortë dhe meriton respektin maksimal. Të mos harrojmë që gjatë eliminatoreve ka mundur Francën në Stokholm si dhe la pas në renditje Holandën. Do ta përgatitim përplasjen e dyfishtë të nëntorit me shumë besim. Asnjëherë nuk e kam marrë në konsideratë hipotezën që nuk do të shkojmë në Rusi. Unë kam fatin të punoj me një grup lojtarësh të mrekullueshëm.   

Dashuria e italianëve do ta në ndihmojë për ta kaluar edhe këtë pengesë. Historia na ka mësuar se gjithmonë ka qenë kështu. Në Rusi do të shkojmë të gjithë bashkë.”

Ndeshja e parë play off do të zhvillohet në Suedi më 10 nëntor, ndërsa e kthimit, tri ditë më pas, me shumë mundësi në Milano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje