Nga Andi Bushati
24 orët e fundit, që nga kërkimi i arrestimit për Saimir Tahirin e deri tek bufonada e stërgjatur e diskutimeve në komisionin e imuniteteve, treguan njëzëri pamundësinë e Edi Ramës që të ndahet nga historia e përbashkët me Saimir Tahirin. Brenda kësaj periudhe, kryeministri e tërhoqi etiketimin “dru i shtrëmbër mes nesh”, i harroi premtimet për t’i hapur rrugë drjtësisë, e përbuzi krahasimin aq të dashur se ai nuk ishte njësoj me Berishën, që i vinte flakën vendit për të mbrojtur të vetët.
Menjëherë, me shpejtësi, u krijua një panoramë tjetër.
Pasardhësi i Tahirit, Xhafaj, e quajti kërkesën e prokurorëve politike dhe të paligjshme, mediat pranë qeverisë theksuan afërsinë e mbrojtësve të akuzës me Saliun, madje dhe me Shkëlzenin, para parlamentit u organizuan protesta socialistësh të revoltuar. Në këtë linjë u përqëndrua edhe sjellja e deputetëve socialistë në komisionin e imuniteteve. Ata pretendonin se Prokuroria kishte filluar çështjen me nxitim, vetëm nga ato që kishte parë në media dhe se nuk kishin asnjë provë reale për atë që po ndodhte.
Pas kësaj piruete të fortë në qëndrimin e Ramës, shumëkush filloi të ngrejë hipotezat se përse e bëri kryeministri një kthesë të tillë.
Mendjet më konspirative hodhën dyshimin se Tahiri kishte materiale me anë të të cilave e mbante të shantazhuar ish- shefin e tij. Ai kish qenë ministri i Brendshëm më jetgjatë në kohën e demokracisë, ai ishte akuzuar shpesh për përgjime private dhe si i tillë, dyshohej se mund të kishte materiale kompromentuese për pjestarët e qeverisë ku bënte pjesë, përfshirë edhe kryeministrin.
Një hipotezë e dytë e shpjegon marrjen në mbrojtje të ish- ministrit të Brendshëm me një lojë të thjeshtë politike. Duke e paraqitur Tahirin si viktimë të prokurorëve pranë Berishës, duke e shitur këtë si një çështje e cila po përdoret për përfitime politike nga opozita, Rama tentoi të shmanget nga një problem real. Në vend që problemi të shtrohej: jeni me ligjin apo me trafikantët; ai po pozohej me kokë poshtë: jeni me PD apo jeni me PS-në.
Por, përpos këtyre dy versioneve, që janë më tepër hamendësime pa prova, ka një hipotezë tjetër që e bëri Ramën të ndryshojë qëndrim për Tahirin. Dhe kjo lidhet me faktet konkrete të dosjes. Nga provat që njihen deri më tani, nga përgjimet me të cilat është ushqyer për tre ditë me radhë publiku, madje edhe nga ato që mbajtën prokurorët në sallën e parlamentit (për hir të së vërtetës ata ishin larg të qenit bindës), nuk ka asnjë argument ligjor që mund ta shpjerë në burg Tahirin.
Thënë këtë, nuk ka diskutim se ai ka qenë i lidhur me Habilajt, nuk e ka lënë rastësisht Audin e tij në përdorim të tyre, nuk i ka lënë pa vetëdije të bëjnë trafikun e drogës dhe armëve përmes Adriatikut. Por, tjetër është bindja jonë se Tahiri është i implikuar me trafikantët e arrestuar dhe tjetër provat ligjore se ai është fajtor për ato që akuzohet.
Me aq sa dimë deri më tani, Saimir Tahiri mund të dënohej vetëm për një fakt. Ai mund të shkonte pas hekurave sepse si ministër i Brendshëm, kur pati një denoncim për drogën e Habilajve, nuk bëri detyrën e tij, të hetimit, përgjiimit (siç bënë italianët për katër vjet) dhe arrestimit të tyre, por përkundrazi, u angazhua për burgosjen e denoncuesit të tyre, Dritan Zagani.
Pra mbi shpinën e Saimir Tahirit mund të rëndojë vetëm akuza se shfrytëzoi postin për të humbur gjurmët e trafikantëve.
Por nëse Tahiri burgosej vetëm për kaq, me të njëjtën masë dhe me të njëjtin stardart duhet të hetohej dhe të burgosej edhe Edi Rama. Kur plasi skandali i Zaganit, Rama u mundua po aq sa edhe ministri i tij për të fshehur gjurmët e krimit. Përpos faktit se këshilltarët e vet ushtruan presion në media për ta çensuruar intervistën e Dritan Zaganit, përpos faktit se ky i fundit përfundoi pas hekurave, ka edhe një fakt më të rëndë. Menjëherë pas denoncimit shokues të Dritan Zaganit në mes të shtatorit 2015, kryeministri organizoi një shou butaforik në Pallatin e Kongreseve. Po të shikohet videoja, fjalët që Rama thotë kundër Zaganit janë të frikshme. Del e qartë që ai, si shef i Tahirit, si lider partie dhe si kryeministër, është përpjekur me mish e me shpirt për të krijuar alibi për kriminelët. Siç shihet hapur në video, ai i ka bërë thirrje publike një salle mbi 2000 policë të mos hetonin në atë pistë. Në thelb, alibia që ai krijoi në shtator 2015, është e ngjashme me morinë e alibive që Berisha prodhoi pas 21 janarit.
Po atëhere, nëse Tahiri sot shkonte në burg se ka mbrojtur Habilajt dhe ka dënuar denoncuesin e tyre, a nuk do ishte i njëti standart i vlefshëm edhe për Edi Ramën?
Pikërisht kjo pyetje dhe fakti se kryeministri i ka mbrojtur me zë dhe figurë Habilajt, e ka lidhur fatin e tij pazgjidhshmërisht me Tahirin. Dhe kjo shpjegon piruetën e tij 180 gradëshe dhe tërheqjen nga gafurrjet që bëri një ditë më parë. Pasi është njohur me dosjen dhe pasi ka kuptuar se ish- ministri mund të dënohet për një krim të cilin e ka bërë edhe vetë, Rama i dha urdhër të tijve të bënin prapaktheu. Midis njollosjes politike dhe përgjegjësisë penale, ai zgjodhi të merrte mbi vete riskun e parë.
Andi nuk keni te drejte kur thoni Sajmir Tahiri duhet denuar
Qeveria dhe Institucionet duhet te mbrojne Zyrtaret e vet nga sulmet politike, nga nje prokurori qe bene vetem politike dhe nga interesat mafioze. Nqs Shteti nuk mbron punonjesit e vet, atehere nuk do te kete njerez te ndershem qe do te duan te drejtojne kete vend. Ky vend do te behet i paqeversishem dhe do kthehemi ne 97. Drejtesia duhet bere dhe njerezit duhet te konsiderohen te pafajshem gjersa drejtesia te thote fjalen e vet. Si mund te arrestohet nje njeri, aq me teper nje ish Minister (qe pavaresisht kush eshte, ka perfaqesuar Shtetin) vetem me opinione mediash dhe biseda kafenesh? Vetingu dhe Drejtesia jane ne prove per te treguar qe gjerat po levizin ne drejtim te duhur. Duhet qe pas histerise/mllefit te opozites dhe servilizmit politik te Prokurorise (pa harruar mungesen e profesionalizmit dhe aftesise) ti lihet rradha sistemit ligjor, megjithe mungesat e tij, qe te beje punen e vet. DREJTESI, DREJTESI qe fillon nga nje ish minister, por qe do te vendosi fatin e ketij vendi. Te tjerat jane larje pazaresh dhe muhabete kafenesh per te ushqyer shqiptaret dhe per ti mbajtur ata skllever te interesave okulte
Ja me ne fund “i fundmi pas gjyshit” foli! O Bushat po si o njeri je kaq i pacipe! Eshte turp dhe krim se cfare shkruan dhe turp gjithashtu per ata qe te botojne! Plehra!
O i nipi Hysniut nuk na the noj gje te re pervec perrallave teSalehit. Prit te perfundoj historia dhe pastaj flit .
Nga njera ane mendoj se mire u behet edi Rames dhe socialisteve qe utreguan aq naive sa ja lane ujkut melqite ne qafe. Berja e Like floririt president i dha driten jeshile hajdutit Llalla te boj te fortin te arrestoj njerz pa asnje prove. Institucioni i prokuroris se pergjithshshme esht kthyer ne seli e hajduteve me kollare. Ata jane mafia e vertet e ktij vendi. Kur do behet ai mut Vettingu se na qan trapin.
Mi kanalesh ne hengesh mutin
po mire me se i nxorre te gjithe te pergjuar, po ti mor zoteri me brockullat tuaja, i ke nga vetja apo te detyrojne, apo je i pavlere dhe nuk te pergjon njeri… gazetari hipotezash… keni mendere te beni ate investigativ apo nga rogneri beni gazetar me rregulla treshi… ik gjerb kafen se tu ftoh…
Tahiri i arrestoj këta trafikantët, e gjykata i liroi o palo gazetar.
Tahiri gjithashtu bëri denoncimin për përdorim të automjetit të tij nga trafikantët. Edhe prokuroria e pezulloi hetimin.
Paska te drejten e Zotit Edi Rama qe te thote Kalemxhiu i kazanit. Ti bashke me ate topallin Shkullaku e keni kthyer lapsi.al ne cesspool. al
Je nje vemje e neveritshme Andi B. Genjen diten per diell kur thua se Saimir Tahiri kurre nuk ka kerkuar te hapej hetim ndaj Habilajve. E kunderta eshte e vertete qe ai vete kur ishte Minister ne 2015 i kerkoi Kryepokurorit Llalla te hetohej ceshtja Habilaj. Dhe ky denoncim ka nje nr protokolli ne Prokurorine e Krimeve te Renda dhe ceshtja eshte mbyllur nga Prokuroria ne 2016. Kjo eshte e vertete o gjakprishur qe nuk je nga gjaku i Kapove por ne dejet e tu rrjedh uje i ndotur i Bushatllinjve.
si ka mundesi qe botoni kete njeri qe vetem hamendeson dhe ka xhelozi deri ne cmeduri kundra edi rames, vetem e vetem sepse rama ka suksese dhe eshet 100 here me i zgjuar se ky pinjoll komunistesh
Une sikur kuptova qe Ramuti i tha te behej gati per burg.. Se ne fakt ashtu u duk sikur e kish te sigurte.
Ramiu vetem ne u terhoq u terhoq nga presioni i popullit per te mos e hedhur ne gojen e Berishes.
Cfare neverie kur lexon kete palloshin “lavdosh ” e keta “lavdoshet” e tjere.Ajo socialistja e Beratit thonte e shkreta ,nuk duam as uje as drita dhe as buke ,vetem ju te dy mos u zini.
“Lavdoshi ” dhe lavdoshrat thone ,mbillni hashash ,shiteni ,merrni paret ,vetem ju te dy mos u zini.
Jeni aq injorant sa nuk kuptoni se Bushati terthorazi mbron Tahirin.Provat nuk ishin bindese ????Provat nuk jane bindese deri sa i shqyrton gjykata.Kush prove nuk eshte bindese ???
1 ….shitja e makines ne te zeze dhe rrimarja per udhetim jashte shtetit se Ministri i brendeshem nuk paska makine ??!!!???
2…..Kushurinjte e 10 Saimiri nuk i njeh ,por ju shet makinen dhe jau kerkon prape.???
3 Ministri i Brendeshem qe di gjithcka ,nuk e dinte qe Habilajt ishin ne skedat e policise prej vitesh.
4…..akuzat e Dritan Zaganit si ka mundesi qe konfirmohen nga hetimi i prokurorise italiane.Cfare do thoni qe Zagani bleu prokurorine italiane.
5……pasurimi i menjehershem i Habilajve si ka mundesi qe ndodh me marrjen e postit nga Saje Qorri ????
5…..per ke Sajmir flasin pergjimet qe na dashka 20 milion € per fushate ,pet Sajmirin e Fiksit.????
6…..mos valle Sajmiri i Fiksit fitonte 5 milion € ne muaj ???? (te me fali Sajmiri i Fiksit qe e permend)
7…..gjerdanet me diamante kujt Sajmir do ja benin dhurate ,mos valle Saimir Cilit ,kompozitorit.???
8 ….partneret europiane i kerkuan Edit heqjen e Saimirit nga minister urgjentisht ,kote pa arsye.???
Nese Sajmir Tahiri eshte i paster do kerkonte vete heqjen e imunitetit.Nuk do qante si spurthjak e nuk do permende 100 here djalin .
Saimir Tahiri eshte perfaqesuesi me tipik i Rilindjes.Arrogant ,skuth ,mashtrues dhe abuzues.Tani qe i doli boja frikacak ,perpunues ,genjeshtar dhe manipulator.
Ka vetem nje shprese qe te dale e verteta .Te kerkohet hetim nderkombetar per trafik nderkombetar droge.Atje ne Itali ,Sajmiri nuk do kete “lavdoshin” dhe palloshet qe ta mbrojne.Do jete vetem me nje laps e leter te bardhe para.
Atehere do shikoni e lexoni spektaklin e vertete Rilindes.
Po si nuk the nje fjale per krimet dhe hajdutlleqet e Sali Gerdecit,Like Floririt,Mona Baxhelles,Fatmir Trafikantit,Zen Sypeshkaqenit e keshtu me rradhe.Je Legen Pseudo Politik.Rri menjane dhe mos Bezaj se je i mendrosur me kuc e me mac.
Fatkeqesisht jeni shkeputur aq shume nga populli saqe nuk jeni ne gjendje te qelloni asnjehere ne shenje. Mendoni se jeni te gjithedijshem por asnje nga argumentet e tua nuk eshte perfolur ne popull.
U shqiptare, o komb sklleverish,vertet mendoni se Saimiri huk eshte ne tave ne Habilajt?! Femijet tuaj e kane hallall varferine(Dhurate nga baballaret).
Palaço gazetar!
Nuk pate asnjëherë guximin të jesh i ndershëm. Këtë ti e quan zgjuarsi. T’u bëfshin ilaçe paratë e fituara në këtë mënyrë!
Ministri i Brendshem, ne veçanti Ministri i Brendshem, nuk mund te akuzohet dhe hidhet ne menyre kaq kavaljere te meshira e ca prokuroreve komplet te paafte. Nese kjo ndodh, cili minister i ardhshem i brendshem do guxoje te beje detyren. Saimirin e ka per detyre shteti Shqiptar, jo PSja por shteti shqiptar e ka per detyre ta mbroje dhe me avokatet me te mire qe kemi ne vend. Dhe ta beje dukshem. Perndryshe, duket qe po i behet nje paralajmerim Ministrit te Brendshem aktual dhe atyre qe do vijne pas tij qe te sillen mire me shefat ndryshe mund te perfundojne si Saimiri. Ky i fundit duhet te mbrohet me çdo kusht.
Nga variantet e shumta qe jep ky Andi (dhe qe pothuaj ne c’do shkrim te tij variantet qe jep jane si rrugicat qe te cojne gjithnje tek “Edi Rama eshte fajtori”) duhet te jete djale i zgjuar vertet.
Ka dhe te tjere te “zgjuar” te ketij kallepi, p.sh.: Ylli Manjani, me i pafytyri nga te gjithe, po qe Merua na e ben peshqesh hera-heres, megjithese me i pazoti nga cdo minister qe ka pare dera e drejtesise.
Ketyre tipave, lexoju vetem titullin e shkrimit dhe mos humb kohe: fajtori eshte Edi Rama.
Na çave bythën o “lule (e vyshkur) e Bllokut”, duke na dhënë si “argument”, se Tahiri “u fali makinën Habilajve për të bërë narkotrafik”, a thua se Habilajt ishin keq për një makinë, të cilën sot e ka dhe “jevgu” më i fundit që mbledh mbeturina për skrap…(???!!!) Ose jeni tepër mediokër e injorantë (gjë që ka shumë mundësi), ose pandehni se njerëzit “hanë bar”…! E vërteta është se Tahiri “bëri gabimin” sepse luftoi dhe dëmtoi më të vërtetë, krimin e mafien shqiptare dhe tani përpiqen (politikanë e kriminelë të bërë njësh) ta bëjnë të paguajë…!