Lulzim Basha: Xhafaj, levë e Ramës për presion ndaj Prokurorisë

20 Tetor 2017, 11:24Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor Fatmir Xhafajn për t’i bërë presion Prokurorisë.

“Fatmir Xhafaj është në konflikt të pastër interesi, nuk mund të qëndrojë asnjë ditë më shumë në detyrën e ministrit.

Fatmir Xhafaj është levë e Ramës për të bërë presion ndaj Prokurorisë”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi se “opozita ka informacione të besueshme që do t’i vihen në dispozicion publikut shumë shpejt”.

Ai i bëri “thirrje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që të largohen”.

“Deklarata e sotme e Xhafës është solidaritet i kupolës mafioze”, tha Basha.

3 komente në “Lulzim Basha: Xhafaj, levë e Ramës për presion ndaj Prokurorisë”

  1. Endri says:

    Po ti duhet te ishe ne burg prej kohesh se vrave 4 vete por keshtu eshte ne Shqiperi, vrasesit rrine jasht dhe i ndershmi duhet te shlyej per mekatarin.

  2. FIX316 says:

    N.q.s.do te largohet Rama e Xhafa, ashtu sic thote Basha,atehere ne Shqiperi do te organizohet Festivali me i madh nderkombetar i Hajduteve!…

  3. ABC says:

    Qe te sajohet nje gje kaq e madhe nga opozita ne bashkpunim me presidentin tone nenkuptohet se kambanat e vetingun po fillojne te bien. Qe eshte sajese e kupton akoma edhe nje foshnje, te pakten nga ato qe jane thene deri me tani. Te gjithe keta trafikante me fame, te lidhur me klane mafioze Siciljane dhe do permendnin vetem emrin e Tahirit ndersa per veten e tyre gjithmone me nofka. A ka njeri qe e beson kete? ( pervec Bashes, Berishes dhe Metes dhe ndonje tifozi ultras te PD-se.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje