Barcelona rikthehet tek fitorja, fiton me Malagan

21 Tetor 2017, 22:45Sport TEMA

Pas barazimit 1-1 me Atletico Madridin, Barcelona i është rikthyer fitoreve në La Liga.

Të besuarit e Ernesto Valverdes morën tre pikë me vështirësi në “Camp Nou”, duke triumfuar me rezultatin e pster 2-0 me një gol tejet të diskutueshëm të Gerard Deulofeus, që e shënoi në minutën e dytë.

Golin tjetër për Barcelonën e shënoi Andres Iniesta pas asistimit nga Leo Messi në minutën e 56’të, për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Barça shkoi në kuotën e 25 pikëve, tetë më shumë se Real Madridi që të dielën përballet me Eibarin.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje