Kampionet e Premierligës, Chelsea i është rikthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi.
Londinezët në “Stemford Bridge” kanë mposhtur Watfordin me rezultat 4-2.
Ekipi i Antonio Contes ka kaluar i pari në epërsi me golin e Pedro Rodriguezit në minutën e 12-të.
Por, miqte kanë arritur që ta rikthejnë rezultatin në 1-2 me golat e Abdoulaye Doucoure dhe Roberto Pereyra.
Vendasit u rikthyen sërish në lojë me golin e Michy Batshuayi, i cili në minutën e 71-të barazoi rezultatin në 2-2.
Kurse, dy minuta pa përfunduar ndeshje, Cesar Azpilicueta riktheu epërsinë e Chelsean, ndersa në kohën shtesë Batshuayi shënoi për 4-2.
Pas kësaj fitore, Chelsea është ngjitur në vendin e katërt në tabelë me 16 pikë të grumbulluara.