Portieri i Partizan Beogradit: Më lehtë të luash në Elbasan, se sa në Novi Pazar

20 Tetor 2017, 16:43Sport TEMA

Mikpritja e tifozëve shqiptarë dje në mbrëmje i ka habitur serbët. Portieri i Partizanit të Beogradit, Vladimir Stojkovic ka treguar atmosferën e kësaj ndeshje, duke e përshkruar si shumë të qetë.

“Sinqerisht është më e vështirë që të luash në Novi Pazar se sa në Elbasan. Ishte një ndeshje normale, e fortë njëlloj si një ndeshje e kampionatit. Mendoj se më shumë atmosferë ka në Novi Pazar, u shpreh ai.

Portieri i ekipit serb u kthye me një pikë nga Shqipëria, teksa e ka cilësuar si një rezultat të mirë.

“Kishim disa mundësi për të fituar 3 pikë. Besoj se do t’i fitojmë dy ndeshjet që do të luhen në Beograd. Shpresojmë që të fitojmë ndaj Skënderbeut dhe më pas të sigurojmë kualifikimin me një fitore ndaj Young Boys”, u shpreh portieri i njohur për mediat serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje