VIDEO/ Momentet e dhunës në ndeshjen Everton-Lyon

20 Tetor 2017, 16:03Sport TEMA

Ndeshja e mbrëmshme e “Europa League” midis Everton dhe Lyon-it në stadiumin e njohur anglez “Goodison Park”,ka degraduar në dhunë mes lojtarëve.

Në minutën e 70-të pas një faulli, lojtarët e dy skuadrave filluan të grindeshin me njëri tjetrin duke degraduar në një sherr masiv ku u bënë pjesë edhe tifozët.

Një tifoz i Everton u përfshi në zënkë edhe duke mbajtur një fëmijë të vogël në dorë, duke goditur portierin e Lyonit në kokë.

Një skenë e tillë  nuk ishte parë ndonjëherë në stadiumet angleze.

Për fat të mirë në këtë incident nuk pati lëndime, ndërsa gjyqtari i ndeshjes befasoi duke mos ndëshkuar asnjë futbollist.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Lyon-it.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje