Priste më shumë per sa i përket rezultatit, megjithatë i përgëzon futbollistët e Skënderbeut për nivelin që shfaqën në fushë ndaj Partizanit të Beogradit. Presidenti i skuadrës korcare, Ardian Takaj, beson se shanset për kalimin e grupit janë ende reale.
“Sigurisht që prisja që të fitonim, por nuk mundëm të shënonim. Gjithsesi, skuadra bëri një paraqitje të mirë. Sfida në Beograd? Skënderbeu ka treguar që edhe jashtë fushës di të luajë futboll të bukur. Do të kërkojmë rezultat pozitiv në cdo fushë.”
Pas tri ndeshjeve të para në Grupin B, kryeson Dinamo e Kievit me 7 pikë, ndjek me 3 Young Boys, ndërsa mbyllin renditjen Partizani i Beogradit me Skënderbeun me nga 2 pikë.
Ore kaqol fito njehere brenda dhe me pas hape oreksin per jashte .Ishte nje ndeshje kaos e luajtur ndonjehere nga nje ekip shqiptare ne Evrope. U kenaqem qe s’hengren gol . Eshte ndeshja me e keqe qe eshte bere nga Skenderbeu .Pa koke ,pa koncept nje loje si dikur Tirana.Merr top e hidh ne porten kundershtarit. Nuk pam nje aksjon te ndertuar qe ta vinte kundershtarin ne veshtersi .U gezuan qe nuk shenoje Partizani i Beogradit. Do ti kuptoni gabimet kur te dilni nga fusha e Partizanit te beogradit ne ndeshjen e kthimit . 3 gola do te jene pak.