Ernest Gjoka merr drejtimin e Vllaznisë: Të sistemojmë disa gjëra, vij bashkë me stafin tim

19 Tetor 2017, 16:08Sport TEMA

Trajneri Ernest Gjoka ka nisur tashmë punën në stolin e Vllaznisë, ku zëvendëson Armando Cungun. Para pak minutash ai ka thënë edhe fjalët e para si trajner i Vllaznisë, duke theksuar fillimisht se skuadra duhet të kapërcejë situatën ku ndodhet dhe më pas do të shihet objektivi. Gjoka vjen me stafin e tij dhe kjo do të thotë se edhe ndihmësit e mëparshëm largohen.

Te Kukësi Gjoka ka punuar me përgatitësin atletitk Poloska dhe ndihmësin Fatjon Tafaj.

Në ambientet e fushës “Reshit Rusi”, Gjoka ka thënë këto fjalë:

Nis punën te një skuadër si Vllaznia, që është një skuadër elitare e futbollit shqiptar. Duhet të sistemojmë disa gjëra dhe të dalim nga kjo situatë. E njoh mirë skuadrën, me disa lojtarë kam punuar edhe më parë dhe kam besim të madh te grupi aktual.

Cungu? Kam respektin maksimal për kolegun tim, Armandon, të cilin e kam mik. Por kjo punë kështu është dhe gjithçka varet nga rezultatet.

Për objektivat do të shohim në vazhdim, tani për tani duhet të kalojmë momentin e vështirë. Kemi përpara ndeshjen me Partizanin, ku do të luftojmë vetëm për tri pikët.

Me Hasanin kam marrëdhënie shumë të mira, nuk kam pasur probleme asnjëherë. Te Vllaznia vij bashkë me stafin tim, pasi kështu kam punuar gjithmonë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje