Ramires goditja e parë e Interit për janarin

19 Tetor 2017, 13:27Sport TEMA

Interi fillon të lëvizë që tani për merkaton e dimrit. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer kalimin e mesfushorit brazilian Ramires te zikaltërit në janar.

Ish futbollisti i Chelsea-it aktualisht pjesë Jiangsu Suning, klubit kinez që është në pronësi të Zhang Jindong njeriut që ka blerë Interin, do të transferohet në Milano në formë huazimi deri në verën e ardhshme.

Ramires është një lojtar me eksperiencë dhe mund të konsiderohet një vlerë e shtuar për trajnerin Luciano Spalletti.

30-vjeçari i cili vuan nga një dëmtim e ka mbyllur përpara kohe kampionatin kinez dhe me shumë gjasa ai do t’i bashkohet Interit që në muajin nëntor në stërvitje për të qenë gati për debutimin e tij në janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje