Klubi i Partizani nëpërmjet një njoftimi zyr
tar ka informuar mediat dhe opinionin publik , në lidhje me situatën e sulmuesit Xhevahir Sukaj.
Prej ditës së martë, Sukaj është në mbikqyrjen dhe kujdesin e stafit mjekësor, i cili ka ekzaminuar dëmtimin e sulmuesit.
Në përfundim të analizave mjekësore ka rezultuar se sulmuesi i kuq ka pësuar një dëmtim te tendinat e biceps femoris.
Koha e rekuperimit do të kërkoj 10 ditë dhe si rezultat i këtij dëmtimi Sukaj nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për takimin e radhës ndaj Vllaznisë.