U-17, Kuqezinjtë zhvillojnë një ndeshje pozitive, por ndëshkohen në fund

19 Tetor 2017, 15:54Sport TEMA

Kombëtarja U-17 ka humbur në duelin e zhvilluar përballë moshatarëve të tyre të Koracisë.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi” u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të miqve.

Skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë përballë një kundërshtari mjaft të fortë, por u ndëshkuan në dy minutat e fundit të takimit me anë të një penalltie të shkaktuar nga Smajlaj dhe të shndërruar në gol nga Krizmaniç.

Kjo ishte ndeshja e parë për kualifikueset e Kampionatit Europian U17 “Angli 2018” i vlefshëm për Grupin 2.

Në takimin tjetër të këtij grupi që u luajt në Durrës, Spanja mposhti Lihtenshtejnin 3-0.

Takimi i ardhshëm për kuqezinjtë do të jetë ditën e dielë përballë Spanjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje