Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukic ka mbetur shumë i kënaqur nga rezultati dhe mikpritja e shqiptarëve sonte në mbrëmje.
“Në pjesën e dytë skuadra pati raste të mira shënimi. Jemi të kënaqur nga barazimi. Në fushë ka qenë një duel i fortë. Iki nga Shqipëria me përshtypjet më të mira. Jemi shumë të kënaqur nga pritja, jemi borxhlinj, dhe do jua kthejmë në Beograd. Pretendoj që të jetë e njëjta mikpritje edhe në Serbi, por në fushë pres një rezultat tjetër.
Cila është skuadër më e fortë Young Boys apo Skënderbeu? Grupi është i barabartë, dhe do të vendoset në dy ndeshjet që do të luhet në fushën tonë.
A keni frikë se mund të tradhtoheni nga tifozët ne Serbi? Unë besoj se do të kemi ndihmë të madhe nga tifozët në Beograd, dhe që të jetë fair play”, u shpreh Djukic për Super Sport pas ndeshjes.