Tirona Fanatics: Është koha t’i japim fund marrëzisë së epokës Halili

19 Tetor 2017, 18:06Sport TEMA

Tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka dalë sot me një deklaratë në faqen e tyre në Facebook, ku bëjnë thirrje që të bashkohen sa më shumë tifozë, në “luftën”, siç e quajnë ata, për të larguar nga klubi i Tiranës presidentin Halili.

Ja dhe postimi i tyre i plotë.

MOMENTI PER TU BO TE GJITHE BASHKE!

Kemi qene NE, ata qe kurre nuk e kemi lene vetem Tironen,pervec momenteve kur ideali dhe fjala jone na ka detyruar te bejme te kunderten.
Nuk eshte momenti per te pyetur veten,as per te hezituar.
TIRONA KA NEVOJE PER NE!
NE KEMI NEVOJE PER TIRONEN!

Tirona Fanatics eshte zotuar se kthimi ne stadium i tifogrupit eshte bere vetem per te zhvilluar nje beteje larg nje fronti qe ne e shikonim pasiv dhe jo ndikues!
Per ta zhvilluar,jetuar dhe fituar kete lufte, NE, TIRONA, ka nevoje per ata qe ju gjeten prane si ne momente te mira ashtu dhe ne keto dite te erreta te historise se saj!
NUK eshte momenti per te gjetur fajtor brenda vetes por eshte momenti te realizojme ate qe te gjithe duam pa asnje kusht!
LARGIMIN e ishpresidentit nga drejtimi i skuadres!
LARGIMI i tij nga cdo funksion drejtues i Sport Klubit!

Koha e atyre qe i ben dem KA MBARUAR!
Tani eshte koha te gjithe bashke ti japim fund marrezise se epokes ”Halili”sh.p.k

Per ta bere kete gje te mundshme duhet ndihma dhe prezenca e cdokujt qe bardh e blune e ndjen ashtu sic e ndjejme ne:’Pjese te pandashme te shpirtit”.

Te gjithe bashke ndeshjen tjeter ne stadiumin tone per paraqitjen e rradhes!
Te gjithe aty per TIRONEN!
TE GJITHE BASHKE!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje