Skënderbeu mbrëmë arriti një barazim 0-0 ndaj Partizanit të Beogradit, teksa në këtë ndeshje lojtari më i mirë në fushë u shpall mbrojtësi Mici.
Gjithsesi UEFA sot ka ndryshuar mendje, teksa në 11-shen më të mirë të ndeshjeve të treta në fazën e grupeve figuron një tjetër lojtar i ekipit korçar.
Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën, i cili shkëlqeu dje në mbrojtje duke qenë gjithmonë në vendin dhe në kohën e duhur.
Largimi i Radas, të dëmtuar nuk ndikoi aspak në lojën mbrojtëse të Skënderbeut, dhe kjo për meritë të madhe edhe të tijën. 7 ndërhyrje, 4 duele të fituar ajrore, dhe 4 spastrime në zonë janë disa prej statistikave impresionuese të futbollistit kosovar.