Roma, në hetim nga UEFA për kore raciste

20 Tetor 2017, 13:50Sport TEMA

Skuadra e Romës rrezikon të dënohet nga UEFA për koret raciste të tifozëve verdhekuq në transfertë me Chelsea-n, në takimin e raundit të tretë të ndeshjeve në grupe të Championsit.

Nisja e procedimit disiplinor është komunikuar mengjesin e kësaj të premteje, ndërsa vendimi për rastin në fjalë do të merret nga Komisioni i Etikës dhe i Kontrollit të UEFA-s në mbledhjen e 16 nëntorit.

Koret raciste për të cilët po hetohet Roma erdhën nga sektori ku ishin akomoduar tifozët miq, drejtuar futbollistit Antonio Rudiger, i cili gjatë verës u transferua nga klubi italian te “Blutë” e Londrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje