Saimir Tahiri i kthehet Alibeajt: Një familjar i yti ka vrarë një njeri! Do shkosh ti në burg?

21 Tetor 2017, 11:50Politika TEMA

Deputeti Saimir Tahiri iu përgjigj ashpër Enkelejd Alibeajt në Këshillin e Mandateve.

Unë jam i gatshëm të hetohem dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka që e vërteta të dali në dritë. Por unë kërkoj prova.

Ju nuk mund të më kërkoni mua të arrestohem pse dy banditë thonë në muajin e dytë të detyrës time që unë fitoj 5 milionë euro në muaj.

Ju nuk mund të kërkoni të arrestohem unë pse një Saimir ngarkon një kamion me drogë, kur unë nuk kam patentë kamioni apo kompani kamionesh.

Por nuk pranoj të arrestohem pse dy kushurinjtë e mi të largët kanë kryer vepër penale.

Një familjar i yti ka vrarë një njeri.

Do pranoje ti të shkoje në burg?” – tha Tahiri.

“Unë jam gati të hetohem, jam gati që të vini e kontrolloni banesën time. Unë jam gati për gjithçka, por nuk pranoj pranga politike në duar. Unë nuk jam si ti, që të rri në një parti me persona që kanë vrarë 26 persona në Gërdec dhe nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë”, tha Tahiri.

Ish-ministri tha se me këtë standard nuk mund të shkohet në burg, sepse këto akuza i ka dëgjuar edhe nga Sali Berisha për vite të tëra.

“Unë nuk i përkas racës politike, që kur prokurori hetonte quhej lavire. Unë do të jem këtu derisa të dalë e vërteta.

Nuk marr përsipër të sulmoj njeri apo të bëj politikë.

Do kërkoj çdo provë që e vërteta të dalë pa asnjë lloj hezitimi.

Por ama, do të refuzoj çdo lloj skenari politik të llumit dhe të rrugës që të më vërë mua pesha të pamerituara” – tha Tahiri.

4 komente në “Saimir Tahiri i kthehet Alibeajt: Një familjar i yti ka vrarë një njeri! Do shkosh ti në burg?”

  1. leone says:

    He me te lumte ajo goje! Zbrazua karikatorin te tere e thuajua te gjitha kelysheve te saliut e mos u ler kusur te felliqurve te partise aqe nuk e kuptoj se si mund te quhet demokratike,kur vetem me demokracine nuk ka fare lidhje.Me krimin po,eshte plotesisht e lidhur qe nga kryetari de jure e ai de fakto,me kupolen e saj drejtuese me Genc Salikuqin ne balle po e po,por ky kusur shkon ne te gjitha hallkat e saj,eshte parti-strehe e krimineleve,banditeve,njerezve me vese e karakter te dobet,e ish sigurimsave qe kane qene te implikuar me boten e krimit.Akuzohet Sajmiri se gjoja ka bashkepunuar me Habilajt,kurse Saliu me Lyl shkerdhaten vadisnin e mbronin drogen e Lazaratit me makinat e shtetit dhe vinin ne dispozicion te lazaratit gjithe makinen shteterore,duke marre dhe pjesen e luanit nga shitja e tregetia e saj.Kishin krijuar shtetin brenda shtetit dhe Sajmiri i dha fund.Prandaj e luftojne Sajmirin.Llalla duhet te hetohet e te gjykohet per shperdorim detyre dhe korrupsion.Ku ishte kjoi parti atehere,bente sehir Saliun si grumbullonte parate e droges dhe zgjidhte ne forumet e saj Dasho Alikajn etj etj?Eshte partia anti-demokratike.Njerezit e ndershem jane me ty Sajmir.Mos u tut!E drejta vonon,por nuk mungon te dale!

  2. Hajdarmutaj says:

    Bashkepunetor i nazisteve Saliu pasi hengri dashin e Bamkes pushkatoi fshataret, qe ateher ka qen kriminel, por jo ore ky isotmi ka qen dhe ne vitet 40-te
    – jo . jam dakorte qe ka ber deshmi te rem gjate monizmit( si 1200)
    – jo mor jo ky eshte ai i1997
    -ky eshte ai iGerdecit, qe nuk njifte baxanakun
    – nuk dinte qe kish baxhanak
    – shiti detin
    Shiti nafte serbeve gjate luftes me Kosoven
    – ai i 21 janarit…….etj
    – po he more po te oshte i njejte ete kish ber keto krime nuk do bente gje prokuroria!
    Po lere ta s’ aroje her tjeter..

  3. Sit back and relaks says:

    I erdhi zeri dhe figura Sajes, i ka thene Gramozi behu burre se me Saliun i kemi rregulluar punet. Ah palacolleku Albanez sla as kufi as limit

  4. Sit back and relaks says:

    Po Alibeaj nuk beri shoferin e kusherinjve o Saje. Nejse ti je cun i zgjut vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje