Çrregullime të zemrës? Me Elektrofizologjinë në Spitalin Amerikan, trajtoheni pa operacion dhe ilaçe

23 Tetor 2017, 11:56Shëndeti TEMA
Çrregullime të zemrës? Me Elektrofizologjinë në

Identifikimi i saktë i këtyre çrregullimeve, por edhe trajtimi i duhur i tyre në Spitalin Amerikan bëhet me anë të studimit elektrofiziologjik. Ju nuk do të keni më nevojë, të shkoni në urgjencën e spitalit sa herë krizat e aritmisë ju përsëriten. Zgjidhja përfundimtare,jepet me metodën më efektive e cila i jep zgjidhje përfundimtare këtyre çrregullimeve.Shërbimi i kardiologjisë në Spitalin Amerikan është guri i parë i themelit dhe krenaria e këtij spitali. Në Shqipëri është e vetmja qendër e specializuar që prej 10 vjetësh diagnostikon gjithçka dhe ndërhyn në gjithçka ka të bëjë me zemrën.

Po çfarë është elektrofizologjia?

Elektrofiziologjia është një test i cili përdoret për të matur aktivitetin elektrik të zemrës dhe për të diagnostikuar aritminë ose rrahjet e parregullta të zemrës. Pra procedura e elektrofiziologjisë mundëson diagnostikimin e aritmisë, që trajtohet duke përdorur një metodë të quajtur ablacion/amputim (kateterizim me valë, radiofrekuencë) sipas nevojës. Ablacioni/Amputimi me kateter, është një procedurë e cila përdoret për të trajtuar disa lloje të aritmive.Kjo procedurë kryhet nga kardiologët të cilët janë të specializuar në elektrofiziologji.

Sa zgjat procedura?

Procedura e elektrofiziologjisë dhe amputimit me kateter mund të zgjasë nga1 deri në 3 orë. Përdoren dy kateterë që futen nëpërmjetvenës femorale që është tek rrëza e këmbës. Kjo bëhet në mënyrë që mjeku specialist të gjejë burimin e ritmit jonormal të zemrës dhe ta largojë atë.Elektrofizologjia nuk lë shenja të të qepurave në trup. Edhe kur kateterat largohen nga zona e qafës dhe ijëve, do të ju mbetet vetëm një vrimë e vogël që duket si një pickim.

Sa ditë duhet që të rekuperohet pacienti?

Pas procedurës ju mund të ktheheni në shtëpi në të njëjtën ditë, apo të qëndroni vetëm një ditë në spital dhe në mëngjes do të largoheni duke vazhduar jetën si zakonisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje