Lulzim Basha, thirrje SHBA-së dhe BE-së: Mos heshtni, por merrni masa ndaj Edi Ramës…

23 Tetor 2017, 09:39Politika TEMA

Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Basha ka kërkuar ndërhyrjen e BE-së dhe SHBA-së, pasi sipas tij, Rama po kërcënon prokurroët.

Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Ju bëj thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimore që kontribuan për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshëmrisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin.

Nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej. Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit. Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet”, thotë Basha.

3 komente në “Lulzim Basha, thirrje SHBA-së dhe BE-së: Mos heshtni, por merrni masa ndaj Edi Ramës…”

  1. Iliri says:

    Si i tha Mogerinit në Tiranë
    BROÇKULLA

  2. Fatmir says:

    Ky Lulezim Basha eshte shqiptar apo ufo, i ardhur nga hapsira. Si mundet ky njeri qe nuk ka lene gje pa bere, qe nga vjedhjet milionshe te eurove, vrasjet ne bulevard, shitjen e troje shqiptare, e cfare te them akoma, vazhdon e llomotit kunder ketij vendi. Po si mendon zoti basha se do te behet kryeminister i shqiperise. Nuk e besoj kurre. Me hordhite qe e shoqrojne ai vetem vazhdon te shtoje urrejtjen e popullit ndaj ti e shpures se tij.

  3. Demo says:

    Po lyli a esht hollandez?
    Hollanda e ka legalizuar hashashin kshu qe mos kakarisi kot.
    Doli dhe nje prove tjeter nga prokurori plepave
    Po hanin darke ne restorant habilajt dhe spaguan faturen.
    Than qe do e paguaj sajmiri. Kjo esht nje prove e pakundershtushme qe sajmiri shet droge. Biles dhe skafin e nget vet,ngarkon e shkarkon drogen nga skafi.
    Rrofte lyli dhe lazarati. Vetem hashashi pd te legalizohet,ai I ps dhe lsi jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje