Konçesionet e reja, 1.2 miliard euro

27 Tetor 2017, 20:24Ekonomia TEMA

Qeveria do të ofrojë rreth 1.2 miliard euro kontrata të partneritetit publik-privat për vitin e ardhshëm.

Për herë të parë, Ministria e Financave ka bërë publike të plotë listën e veprave, pjesë e programit të rindërtimit, të cilat do të jepen me konçesion.

Në total janë 8 projekte të mëdha, pjesa dërrmuese e të cilave i përkasin infrastrukturës rrugore. Sipas listës, kontrata më e madhe është ndërtimi dhe operimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë.

Sipas qeverisë, kjo vepër do të kushtojë 310 milionë euro dhe synimi është që të ndërtohet përmes fondeve private. Kontrata e dytë më e madhe që do të ofrohet me konçesion është ndërtimi dhe operimi i aksit Tiranë-Thumanë-Vorë.

Sipas llogaritjeve paraprake, kjo vepër kushton rreth 257 milionë euro. Në vendin e tretë renditet një kontratë, thuajse e finalizuar tashmë, rruga e Arbrit. Sipas Ministrisë së Financave, ajo do të kushtojë rreth 180 milionë euro.

Tre projektet e tjera të infrastrukturës janë rruga Milot-Balldren, ajo Orikum-Himarë, si dhe ndërtimi i aksit Kardhiq-Delvinë. Veç akseve rrugore, në listën e kontratave që do të ofrohen me konçesion është ndërtimi i një spitali rajonal në Fier me vlerë 72 milionë euro, si dhe konçesioni i ndërtimit të shkollave në Tiranë, që kushton rreth 48 milionë euro.

Lista e konçesioneve është publikuar në relacionin e projektbuxhetit të 2018-s. Këto vepra janë oferta e qeverisë për privatët, por jo domosdoshmërisht do të finalizohen, pasi kërkojnë kapitale të mëdha, ose për disa prej tyre mund të mos ketë interes nga sektori privat.

Deri tani dy kontrata janë thuajse të finalizuara, ndërtimi i shkollave në Tiranë dhe rruga e Arbrit.(TCH)

4 komente në “Konçesionet e reja, 1.2 miliard euro”

  1. 456 says:

    PO AUTOSTRADEN FIER-VLORE SARANDE PSE NUK E BEN APO TE DUKET E PARENDESISHME,,,,,KRYEMINISTER PLEHRE,,,///

  2. agimi says:

    C’NA DUHET KJO RRUGA TIRANE THUMANE -VORE,,,KJO ME DUKET SE BEHET PER TE VJEDHUR CA PARA,,,,NE VEND TE KESAJ RRUGE TE ALOKOHEN KETO PARA PER AUTOSTRADEN FIER VLORE-SARANDE..////

  3. Polici says:

    Ca eshte ky aksi Tirane- Thumane- Vore?!?! Do e bejne trekendesh?!

  4. Labi says:

    Kashar – Rrogozhinë do të kushtojë 310 mil euro ?? Sa tunele do bëhen aty ?? Këto projekte dhe kostot e tyre bien erë m….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje