Mijёra protestues kundёr racizmit në Gjermani, i bashkohen edhe nacionalistët e AfD

29 Tetor 2017, 19:41Bota TEMA

Që prej tre vjetësh përkrahësit e lëvizjes Pegida protestojnë në rrugët e kryeqatetit të Saksonisë. Por atyre të shtunën (28.10) iu kundërvunë me një demonstratë kundër racizmit disa mijëra qytetare e qytetarë.

Rreth 3000 vetë në Drezden protestuan kundër racizmit dhe ksenofobisë. Shkas ishtetre vjetori i themelimit të lëvizjes ksenofobe Pegida. Thirrjes së nismës “Zemër në vend të nxitjes së urrejtjes” iu përgjigjën edhe politikanë e përfaqësues nga fusha e kuturës, ndër ta zëvendëskryeministri i Saksonisë Martin Dulig si dhe ministrja e SHkencës dhe Kulturës Eva-Maria Stange.

Kryebashkiaku i Drezdenit Dirk Hilbert kërkoi që të vendosen kufij „linja e kuqe” dhe të „thuhet qartë ҁfarë nuk përputhet me ligjin themelor”. Në sfondin e racizmit dhe ksenofobisë, sipas tij, duhet ta marrë fjalën gjithkush dhe të shprehet qartë: „Ky nuk është Drezdeni im”. Hilbert deklaroi, më shumë oferta për vendosje kontakti mes njerëzve me prejardhje të ndryshme me vendasit.

Pegida me rastin e tre vjetorit të themelimit të saj, sipas të dhënave të policisë, kishte mbledhur mbi 3.000 vetë në sheshin e teattrit në Drezden. Për shkak të problemeve teknike referuesit e Pegidës dolën me vonesë në tribunë. Në manifestim e morën fjalën ede disa deputetë të sapozgjedhur në Bundestag të partisë AfD.

Pegida nisi për herë të parë protestat në Drezden vjeshtën e vitit 2014. Kjo lëvizje ka arritur të mbilizojë herë herë deri më shumë se 20.000 vetë. Më 2016 numëroheshin rreth 8000 përkrahës të lëvizjes, ndërsa sivjet Pegida ka regjistruar rreth 5000jesëmarrës.

Në manifestimin përmbyllës të nismës „Zemër në vend të nxitjes së urrejtjes” përpara sheshit të katedrakës së Zonjës së Mirë, ministrja e Shkencës dhe Kulturës Stange deklaroi, se me duhet bërë punë sensibilizuese me mjetet e kulturës dhe të artit dhe duhen luftuar paragjykimet. Eshtë e rëndësishme të tregohet, se „Drezdeni ka një fytyrë tjetër “, tha ajo. Ministrja theksoi, se mijëra njerëz në jetën e përditshme angazhohen për humanizëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje