Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, nisjen e një aksioni të madh për ujin e pijshëm, aksion që sipas tij do të jetë ashtu si u bë me energjinë elektrike në vend.
“Pas energjisë elektrike, tani është koha të bëjmë shtet në sektorin e ujit. Ne do ti japim kohë disa muaj të gjithë atyre që vjedhin ujin duke përfituar nga lidhjet e paligjshme, duke nxjerrë zorrët në dyqane për të ujit rrugën, që të rregullojnë gjendjen e tyre, dhe në fillim të vitit të ardhshëm nis penalizimi për të gjithë ata që kujtojnë se uji mund të përdoret si është bërë deri sot. Do nisin prerjen masive të lidhjeve të paligjshme, njësoj si me energjisë po përgatisim në bashkëpunim me Financat së bashku me Infrastrukturën e Energjisë paketën e mbrojtjes sociale dhe ata në ndihmë ekonomikë të mos ndiejnë një barrë të shtuar atë të tarifës së ujit”– tha Rama.
Sipas tij, Shqipëria sot harxhon 3 fishin e ujit të pijshëm që ka nevojë. “Mjafton që uji të shitet si mall, të kursehet për derdhjet e panevojshme dhe jo vetëm ka për të gjithë, por është i aksesueshëm nga pikëpamja financiare”- tha ai.