Pranga "skifteres" shqiptare në Itali, tmerr për qendrat tregtare

30 Tetor 2017, 10:40Kronika TEMA

Karabinierët e Meranos në Itali kanë vënë në pranga një 35-vjeçare shqiptare, banuese në Bolzano, për vjedhje.

Autoritetet italiane e kapën shqiptaren teksa dilte nga qendra tregtare në qendër të qytetit pasi kishte vjedhur rroba me vlerë rreth 600 euro.

 

 

Pronarët e dyqaneve të grabitur, sapo zbuluan faktin se ishin vjedhur, lajmëruar menjëherë policinë. Pasi e ndaluan shqiptaren dhe i kërkuan t’i bënin një kontroll, gjetën mallrat e vjedhura.

Kjo nuk ishte hera e parë që shqiptarja vidhte në qendra tregtare pasi raste të tjera ishin denoncuar edhe më herët, shkruan LaDiGetto.it.

Veshjet u kthyen menjëherë tek pronarët e dyqaneve ndërsa shqiptarja u shoqërua në polici dhe më pas u vendos masa e arrestit shtëpiak për të.

2 komente në “Pranga “skifteres” shqiptare në Itali, tmerr për qendrat tregtare”

  1. skifter trahanaja says:

    sqifteret kan perfundu neper burgje kshtuqe “barren e punes” e kan marr “sqiftereshat” tash.

  2. nje antiturk i betuar says:

    Eshte e pa mundur …. nje ilire (pellazge) te vjedhe ? S’me besohet , po ku vjedhin ndonjehere shqiptaret ? Greket e serbet vjedhin , po jo turqit , as afganet , as irakenet , as sirianet ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje