FOTOT/ Pranga dy shqiptarëve në Greqi, kishin fshehur 55 kg kanabis dhe...

29 Tetor 2017, 11:40Kronika TEMA
FOTOT/ Pranga dy shqiptarëve në Greqi, kishin fshehur 55 kg kanabis

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar me akuzën se kishin sjellë në Greqi një sasi të konsiderueshme kanabisi, që e kishin fshehur në afërsi të qytetit të Artës.

Më herët, policia greke kishte gjetur në vendin e quajtur Kalamia, 6 km nga qendra e Artës, 53 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 54,8 kilogramë.

Pas hetimeve rezultoi se drogën e kishin sjellë aty dy shtetas shqiptarë, me moshë 31 dhe 27 vjeç.

Ata e kishin fshehur drogën në një kanal përgjatë rrugës automobilistike, me qëllim që ta transportonin më vonë për në destinacionin që ende nuk është mësuar.

Policia sekuestroi dy automjetet e tyre si dhe dy telefona celularë.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se ndaj 27 vjeçarit ishte caktuar edhe masa e ndalimit të hyrjes në Greqi.

1 komente në “FOTOT/ Pranga dy shqiptarëve në Greqi, kishin fshehur 55 kg kanabis dhe…”

  1. qomi nga elbasoni says:

    Gjunah o zot ,keta ishin Qame qe luftonin per shqypri,ah o greg sa te poshten qy jeni racista e mudit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje