Tronditet Ura Vajgurore, bombardohet banesa e një shtetasi

29 Tetor 2017, 11:05Kronika TEMA

Dy granata janë hedhur në oborrin e një banese në Urën Vajgurore. Njëra prej granatave të hedhura në oborrin e banesës së shtetasit Krenar Ha, ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa tjetra është çaktivizuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Drenovicë.

“Nga shpërthimi i granatë së parë, ka pasur dëmtime në muret e jashtme të banesës së familjes”, sqaron policia.

Pronari i banesës Krenar H. ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me asnjë person.

Policia lokale tha se ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

1 komente në “Tronditet Ura Vajgurore, bombardohet banesa e një shtetasi”

  1. tfgs1 says:

    pune sirianesh,varu kkkkkk………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje