Ilaçet dhe drogat shkaktojnë më shumë aksidente

29 Tetor 2017, 14:33Kronika TEMA

Më 2011 u konfiskuan 2500 leje për ngasje të automjeteve, më 2016 dyfish më shumë. Në të njëjtën periudhë u rrit edhe numri i aksidenteve si pasojë e konsumimit të drogës dhe ilaçeve.

Në komunikacionin zviceran ilaçet dhe drogat po shndërrohen në problem gjithnjë e më të madh. Mes viteve 2011 dhe 2016 numri i lejeve të konfiskuara për ngasje të automjeteve ka eksploduar, shkruan «SonntagsZeitung». Më 2011 u konfiskuan 2500 leje, më 2016 dyfish më shumë. Në të njëjtën periudhë u rrit edhe numri i aksidenteve si pasojë e konsumimit të drogës dhe ilaçeve. Më 2011 u regjistruan 249 aksidente, vitin e kaluar 350. Si arsye kryesore e aksidenteve përmendet rritja e përgjithshme e konsumit të drogës dhe ilaçeve.

Sipas profesorit Thomas Krämer, zëvendësdrejtor i Instituti për Mjekësi Ligjore të Universitetit të Zürichut, aktualisht në Zvicër gjithsejtë dy milionë njerëz konsumojnë rregullisht ilaçe për zbutjen e dhimbjeve, ilaçe për gjumë dhe qetësim si dhe substanca të tjera si Ritalin. «Njerëzit shpesh nuk janë të vetëdijshëm se ilaçet për zbutjen e dhimbjeve apo për qetësim kanë ndikim të njëjtë si heroina».

Edhe shifrat e agjencisë për monitorimin e varësisë nga ilaçet dhe droga tregojnë se zviceranët në vitin 2016 kanë konsumuar me shumë barëra dhe droga. Zyra Këshillimore për Parandalimin e Aksidenteve, Shoqata e Mjekëve dhe Shoqata e Farmacistëve kane planifikuar të reagojnë kundër këtij fenomeni. Nga vera e vitit 2018 ato do të lansojnë një fushatë për sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik. (dp)

1 komente në “Ilaçet dhe drogat shkaktojnë më shumë aksidente”

  1. santiago says:

    nuk thuhet per ”ngasje ” por thuhet PER DREJTIM MJETI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje