Rama i shkon në zyrë Presidentit Ilir Meta

30 Tetor 2017, 12:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar zyrës së Presidentit për të zhvilluar një takim me Ilir Metën.

Ky është takimi i parë i Kryeministrit me Presidentin e Republikës, që prej betimit të qeverisë

Mësohet se në qendër të diskutimit mes kreut të shtetit dhe kryeministrit është vettingu dhe vijimi i reformës në drejtësi.

Ndërkohë ky takim vjen në një kohë kur po zhvillohet debati për çështjen e Saimir Tahirit, i cili po hetohet në lidhje me disa akuza për dyshime në përfshirjen e trafikut të drogës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje